Që nga viti 2009, Universiteti i Tiranës është pjesë e programit Erasmus Mundus Action 2 i cili ka në fokus mobilitetin e studentëve dhe stafit. Dy prej projekteve të cilat UT është partner dhe që ofrojnë bursa per studentët dhe stafin janë JoinEU-SEE dhe Basileus. Këto projekte konsistojnë në një skemë bursash për lëvizshmërinë ndërmjet vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Universiteti i Tiranës ka qënë partner në projektin JoinEU-SEE (I, II, III dhe IV) të cilët kanë përfunduar. Në projektin JoinEU-SEE Penta, UT është në rolin e bashkë-koordinatorit. JoinEU-SEE Penta përfundon gjatë vitit 2017. Në projektin Basileus, UT është partner në dy edicione, konkretisht në projektin Basileus IV dhe V. Projekti Basileus IV ka përfunduar, ndërkohë Basileus V përfundon gjatë vitit 2017.
Këto projekte nuk do të hapin më thirrje te reja për aplikim për bursa.
Bursat e JoinEU-SEE dhe Basileus mbështesnin lëvizshmërinë në të gjitha nivelet e arsimit të lartë, duke përfshirë dy lëvizshmëritë, një për studentët (bachelor, master, doktoraturë dhe post-doktoraturë)si edhe për stafin (akademik dhe administrativ).
Llojet e Mobilitetit të ofruara janë:
- Exchange mobility program: Konsistonte në shkëmbimin për studentët e bachelor-it, master-it dhe studentët e doktoraturës që shpenzojnë deri në një vit akademik në universitetin pritës.
- Full degree program:Konsistonte në mundësinë për të përfunduar një master të plotë apo program doktorature në një nga universitetet partnere të BE-së. Diploma lëshohej nga universiteti pritës i BE-së.
- Short stay program: Programet për qëndrim të shkurtër u përdorën nga bursë kërkuesit e post-doktoraturës dhe stafi akademik ose administrativ për hulumtim, aktivitete mësimore ose trajnim të specializuar.
Bursat kanë qënë në dispozicion për kandidatët në tre grupe të ndryshme: target grupi 1, 2 dhe 3.
Për më shumë informacion ju lutem vizitoni:
Ose mund të na shkruani në adresëniro@unitir.edu.al