Titulli: Mjetet gjuhësore dhe strategji të komunikimit për vlerësimin e trashëgimisë kulturore kombëtare materiale dhe jomateriale
Kohëzgjatja: Janar 2019- Dhjetor 2020 (shtyrë)
Financues: Agjencia Universitare e Frankofonisë në bashkëpunim me Fondin e Kërkimit Shkencor të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës bullgar.
Partnerë:
- Sofia University “St. Kliment Ohridski”
- Universita degli Studi di Torino
- Universiteti i Tiranës,
Qëllimi është zhvillimi i mjeteve gjuhësore dhe strategjive të komunikimit në fushën e turizmit dhe zhvillimin e hulumtimeve në këtë fushë, si një nga fushat prioritare të rajonit. Kërkimi dhe analizimi i tyre synon të promovojë trashëgiminë kulturore kombëtare si edhe turizmin përmes produktit të mjeteve adekuate në fushën e komunikimit në gjuhë të huaj.
Objektiva të përgjithshme:
- Vëzhgime dhe analiza për mënyrën sesi secili vend pjesëmarrës në projekt ndërton imazhin “e kërkuar”, për ofertën e turizmit të trashëgimisë materiale dhe jomateriale përmes studimit të korpusit për të parë nga afër defektet dhe mangësitë e këtyre praktikave dhe për të promovuar praktikën më të mirë.
- Kontribuimi në trajnimin e profesionistëve të ardhshëm të komunikimit në fushën e turizmit.
Objektiva specifikë:
- Identifikimi dhe krahasimi i aktorëve të komunikimit turistik brenda secilit vend për të bërë një përshkrimi të situatës;
- Identifikimi dhe përshkrimi i mjeteve të komunikimit turistik dhe analizë e objektivave të promovimit lokal dhe ndërkombëtar të trashëgimisë materiale dhe jomateriale;
- Analiza e strategjive të komunikimit të turizmit përmes një studimi gjuhësor, ligjërimor, ikonik dhe shenjave;
- Shkëmbime me partnerët të praktikave më të mira të identifikuara, vëzhguara dhe analizuara me qëllim nxjerrjen e një botimi të përbashkët si edhe nxjerrjen e rekomandimeve për përmirësimin e komunikimit turistik.
Ky kërkim do të kontribuojë gjithashtu në cilësinë e formimit të studentëve, profesionistëve të ardhshëm të komunikimit në fushën e turizmit, degë aktuale e Masterit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Rezultatet e pritshme përfshijnë:
- Hulumtimin nga një këndvështrim gjuhësor të komunikimit aktual të turizmit si edhe strategjitë e komunikimit për promovimin e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale në 3 vendet partnere, Bullgari, Shqipëri dhe Itali: si p.sh monumente, arkitekturë, vepra të njeriut ose vepra të kombinuara të njeriut dhe natyrës, traditat dhe shprehjet gojore, artet skenike, praktikat shoqërore, ritualet dhe ngjarjet festive, zejtaria tradicionale, etj.
- Gjetjet për rëndësinë dhe performancën e këtij komunikimi në kontekstin e strategjive dhe udhëzimeve kombëtare dhe evropiane për zhvillimin e turizmit kulturor dhe trashëgimisë do të pasohen nga zhvillimi i një inventari të rekomandimeve dhe mjeteve gjuhësore të propozuara për të forcuar dhe shënjestruar më mirë këtë komunikimin në vlerësimin e të mirave kulturore kombëtare.
Projekti do të ketë rezultate të prekshme, të cilat do të ndikojnë ndjeshëm në veprimtarinë e institucioneve që merren më trashëgiminë kulturore dhe turizmin, me kualifikimin e stafeve të tyre, si edhe të do të sigurojë contribute të vlefshme në kërkimet dhe studimet universitare në këtë fushë. Përparësi tjetër është edhe ndarja dhe shkëmbimi i praktikave më të mira në fushën e promovimit të trashëgimisë kulturore. Natyra inovative e projektit qëndron në qasjen e tij ndërdisiplinore: gjuhësore dhe antropologjike. Ky projekt është inovativ sepse synon të sjellë një qasje të re për zhvillimin e turizmit, duke filluar me strategji efektive të komunikimit që mund ta bëjnë vendin një destinacion të preferuar dhe gjithashtu mund të optimizojë marketingun e produkteve të turizmit. Metodologjia për zhvillimin dhe zbatimin e këtij projekti mbështetet te metodat e analizës cilësore dhe sasiore.