Universiteti i Tiranës kryen veprimtari kërkimore-shkencore bazë ose të zbatuar, studime, ekspertizë shkencore, projekte për zhvillim dhe veprimtari të tjera krijuese, që synojnë rritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e vendit.
Kërkimi shkencor realizohet në përputhje me misionin dhe fushat e veprimtarisë së UT-së, si dhe fushat parësore të identifikuara nga AKKSHI.
Departamentet, qendrat kërkimore shkencore dhe institutet, në fillim të çdo viti akademik përcaktojnë fushat, drejtimet, vëllimin e punës dhe afatet e veprimtarisë kërkimoreshkencore, me përjashtim të rasteve kur kanë miratuar plane afatmesme dhe afatgjata për kërkimin shkencor.
Njësitë kryesore dhe njësitë bazë të UT-së nxisin realizimin e tyre nga personeli akademik.
Objektivat kryesorë të kërkimit shkencor në Universitetin e Tiranës mbështetet në 5 shtylla kryesore (synime strategjike), të cilat janë të lidhura ngushtësisht me forcimin e cilësisë së kërkimit shkencor në UT, të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, me cilësinë dhe impaktin e tij, si dhe orientimin drejt nevojave të vendit për zhvillim. Këto pesë shtylla apo synime strategjike janë:
- Rekrutimi cilësor dhe zhvillimi i karrierës mbi bazën e meritës dhe konkurrencës: “Të synojmë ekselencën!”
- Rritja e mbështetjes financiare për kërkimin shkencor
- Hapja e universitetit drejt tregut dhe përgjigja ndaj nevojave të vendit
- Ndërkombëtarizimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore
- Etikë dhe integritet i lartë profesional i kërkuesve të UT-së
Për arritjen e këtyre synimeve strategjike të kërkimit shkencor do të punohet shumë dhe sistematikisht për përmbushjen e këtyre Objektivave kryesorë:
Objektivi 1. Forcimi i kapaciteteve dhe i cilësisë së kërkimit shkencor në UT: Të investojmë më shumë për kapitalin njerëzor!;
Objektivi 2. Forcimi i trajnimit të kërkuesve shkencorë, duke u siguruar atyre një mjedis kërkimor stimulues të fokusuar në ekselencë: UT të jetë lider në sistemin universitar shqiptar për integrimin e kërkimit shkencor me mësimdhënien!;
Objektivi 3. Sigurimi i aksesit të kërkuesve shkencorë në burime dhe infrastrukturë shkencore funksionale, përmes një menaxhimi të përshtatshëm të infrastrukturës ekzistuese dhe të asaj të krijuar rishtas, dhe që garanton përdorimin e saj në mënyrë sa më efektive;
Objektivi 4. Zhvillimi i marrëdhënieve të reja të kërkimit shkencor me industritë, bizneset dhe institucionet e tjera akademike dhe universitare në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar;
Objektivi 5. Përmirësimi i aksesit në rezultatet e kërkimit shkencor të kërkuesve të UT-së përmes shtimit të botimeve, transferimit dhe aplikimit të dijes, me qëllim që të maksimizojmë përfitimet prej saj në shoqëri dhe mjedis;
Objektivi 6. Integrim më i mirë i UT-së në Hapësirën Europiane të Kërkimit (HEK/ERA), duke rritur performancën dhe pjesëmarrjen e UT-se në projektet dhe programet evropiane të kërkimit shkencor.
Për aplikime në kuadër të programeve të shpallura për Universitetin e Tiranës, PIC Nr. 998022137
-
Vendim i Rektoratit Nr. 13, datë 15.11.2022, “PËR MIRATIMIN E ANËTARËVE TË RINJ TË KOMISIONIT INSTITUCIONAL TË EKSPERTËVE PËR VLERËSIMIN E PROJEKTEVE TË PROGRAMIT UT-KËRKIM, EKSELENCË DHE INOVACION”
-
Vendim Nr. 28, datë 22.07.2021,“Për miratimin e programit të Grantit për prezantimin e një punimi/kërkimi në konferenca ndërkombëtare” (Kliko këtu)
-
Vendim i Senatit Akademik Nr.29, datë 22.07.2021, “Për miratimin e Udhëzuesit” Për procedurat e administrimit të projekteve të kërkimit shkencor, që financohen nga buxheti për kërkimin shkencor, në Universitetin e Tiranës”” (Kliko këtu)
-
Udhëzues për procedurat e administrimit të projekteve të kërkimit shkencor që financohen nga buxheti për kërkimin shkencor në Universitetin e Tiranës, i Shfuqizuar me vendim nr. 29, date 22.07.2021 (Kliko këtu)
-
Vendim i Senatit Akademik Nr. 11, datë 26.04.2018, “Për miratimin e planit të kërkimit shkencor të Universitetit të Tiranës (2018-2022)”. Plani i kërkimit shkencor të Universitetit të Tiranës (Kliko këtu)
-
Raporti i vetëvlerësimit për akreditimin institucional (Kliko këtu)
-
Vendim Nr. 84, datë 27.10.2018, për Akreditimin periodik të instituciononit të arsimit të lartë “Universiteti i Tiranës” (Kliko këtu)
link: https://www.ascal.al/sq/bordi-i-akreditimit/vendimet/vendimet-e-mbledhjes-27-tetor-2018
-
Çertifikatë akreditimi, Institucioni i Arsimit të Lartë, Universiteti i Tiranës (Kliko këtu)
-
Vendim i Senatit Akademik nr. 15 datë 21.06.2018 “Propozim i planit strategjik të zhvillimit të Universitetit të Tiranës” (Kliko këtu)
-
Plani i Barazisë Gjinore – Universiteti i Tiranës 2022-2024 (Kliko këtu)
-
Strategji të Universitetit (Kliko këtu)
-
Strategjia Kombëtare e Arsimit 2021-2026, Draft. (Kliko këtu)
Strategjia Kombëtare e Arsimit 2021-2026 është hartuar me mbështetjen e UNICEF Shqipëri për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
TOR-ALBA-2019-033