Akreditimi i UT-së - UNIVERSITETI I TIRANËS

Akreditimi i UT-së

Universiteti i Tiranës synon të mbetet model i arsimit të lartë publik i karakterizuar nga përgatitje rigoroze akademike dhe kërkim i thelluar shkencor, një institucion arsimor i zgjedhjes së parë për studentët e angazhuar për të transformuar jetën e tyre dhe shoqërinë.
Universiteti i Tiranës ka filluar procesin e vlerësimit të brendshëm të cilësisë në kuadër të akreditimit të programeve të studimit që ofron, në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi.