Rreth Nesh – UNIVERSITETI I TIRANËS

Rreth Nesh

Universiteti i Tiranës përfaqëson një strukturë të integruar dhe të përbërë nga njësi kryesore, njësi bazë dhe njësi të tjera, sipas përcaktimeve të statutit të institucionit. Njësitë kryesore janë fakultetet dhe institutet e kërkimit shkencor, ndërsa njësitë bazë të tij janë departamentet dhe qendrat kërkimore-shkencore.

Njësitë e tjera janë struktura të krijuara nga Universiteti në përputhje me misionin dhe veprimtaritë e institucionit, të cilat ndihmojnë në përmbushjen e misionit të Universitetit. Njësitë e tjera janë njësi ndihmëse me karakter akademik, si dhe njësi ndihmëse me karakter administrativ, të cilat veprojnë në nivel rektorati dhe njësie kryesore.