Organet dhe Autoritetet Drejtuese në UT – UNIVERSITETI I TIRANËS

Organet dhe Autoritetet Drejtuese në UT

Organet dhe Autoritetet Drejtuese në Universitetit e Tiranës
 
SENATI AKADEMIK
Senati është organi kolegjial më i lartë akademik i UT_së, përgjegjës për përmbushjen e misionit të tij. Senati Akademik kryesohet nga Rektori dhe mblidhet periodikisht.
Anëtarët e Senatit Akademik, përfaqësues të personelit akademik, zgjidhen me shumicë votash nga asambletë e personelit akademik të njësive kryesore përkatëse, përmes një votimi të përgjithshëm. Ata zgjidhen për një mandat katërvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, midis anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë, të vetëkandiduar. Anëtarët e Senatit Akademik, përfaqësues të studentëve, zgjidhen nga studentët. Mund të jenë përfaqësues të studentëve vetëm ata shtetas që janë studentë në Universitetin e Tiranës në çastin e zgjedhjes së tyre. Anëtarët e Senatit Akademik zgjidhen në përputhje me Rregulloren e Zgjedhjeve të Universitetit të Tiranës.

 

Organe të tjera akademike janë Asambleja e personelit akademik dhe komisionet e përhershme.

 

REKTORI
Rektori është autoriteti më i lartë akademik i UT_së, si dhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet akademike dhe protokollare.  Në institucionet publike të arsimit të lartë, ai zgjidhet nga anëtarët e asambleve të personelit akademik të njësive kryesore dhe studentët.

 

REKTORATI
Rektorati në institucionet e arsimit të lartë është organ kolegjial që drejtohet nga rektori dhe përbëhet nga:
  1.  Rektori;
  2.  Zëvendësrektorët;
  3.  Administratori i Institucionit;
  4.  Drejtuesit e Njësive Kryesore;
 
BORDI I ADMINISTRIMIT
Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të institucionit të arsimit të lartë, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij.

 

ADMINISTRATORI
Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të institucionit.