Akte & Rregullore
Rregullore “PËR HETIMIN ADMINISTRATIV TË SINJALIZIMIT, TË KËRKESËS SË SINJALIZUESIT PËR MBROJTJEN NGA HAKMARRJA DHE MBROJTJEN E KONFIDENCIALITETIT NË UNIVERSITETIN E TIRANËS”
Miratuar me Vendim të Senatit Akademik nr. 51, datë 29.09.2026.
Qëllimi
- Kjo rregullore përcakton rregullat për procedurën e shqyrtimit dhe të hetimit administrativ të sinjalizimit, si dhe mënyrën dhe procedurën e hetimit administrativ të kërkesës së sinjalizuesit për mbrojtjen nga hakmarrja në Universitetin e Tiranës (UT).
- Ajo përcakton mekanizmat e mbrojtjes së konfidencialitetit të sinjalizuesit dhe të të dhënave personale, në UT dhe në të gjitha njësitë përgjegjëse të ngritura brenda tij.
- Dispozitat e rregullores bazohen në Ligjin nr. 96/2025 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, VKM-në nr. 395, datë 28.05.2026, si dhe në udhëzimet e ILDKPKI-së.
Dokumente
Shkarkoni dokumentin zyrtar në format PDF.
Aksesueshmëria: Dokumenti gjendet në format .pdf.
