Biblioteka të UT-së

Biblioteka të Universitetit të Tiranës

Misioni dhe qëllimi i bibliotekës është që të mbështesë me literaturë mësimore dhe shkencore aktivitetin e personelit akademik, studentëve, profesionistëve, si edhe kërkuesve shkencorë në përgjithësi. Në secilën njësi kryesore, organizohet dhe funksionon biblioteka e njësisë.

Pasurimi i bibliotekës bëhet çdo vit, bazuar në kërkesat e personelit akademik, propozimit të përgjegjësit të bibliotekës së njësisë dhe të miratimit nga dekanati i njësisë kryesore.

Një listë me bibliotekat që mund të frekuentoni dhe t’i dedikoni një hapësirë të veçantë studimit tuaj janë si më poshtë:

 

        FAKULTETI I EKONOMISË

         BIBLIOTEKA “J. LIMPRECHT”

         Adresa: “Rruga e Elbasanit”

Në Bibliotekën e Fakultetit të Ekonomisë ka një numër rreth 15000 koleksionesh kryesisht literaturë e huaj që përfshin materiale në fushën e të gjitha degëve të Ekonomisë; Dizertacione të Doktorantëve që dalin nga Fakulteti i Ekonomisë; Revista dhe periodike në fushën e Ekonomisë, letërsi Artistike dhe enciklopedi Ruse.

  • Kjo bibliotekë ka një kapacitet prej 170 vendesh, ku në ditë numri i studentëve arrin 100-120, por në periudhat e sezonit është maksmimal ose dhe mbi kapacitet.
  • Biblioteka e Fakultetit të Ekonomisë iu ofron studentëve standardet më të larta dhe shërbimin më cilësor.

Kontakt:

Anila CELA

E-mail: admin.dega.bibloteke@feut.edu.al  

Tel (Fax): +355 4 2345789                                              

         FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS

         Adresa: Bulevardi “Zogu i Parë”

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave të Natyrës është njësi ndihmëse e institucionit dhe i shërben me literaturë e informacion procesit mësimor, kulturor-edukativ, formimit profesional dhe veprimtarisë shkencore të tij.

  • BFSHN ndodhet në godinën B, me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 700 m2. Fondi i saj përmban  mbi 76.000 njësi libra, dispenca e disertacione dhe mbi 20.000 njësi periodiku. Literatura është në disa gjuhë: shqip, anglisht, rusisht, frengjisht, italisht, gjermanisht etj., dhe përbëhet  nga materiale mbi shkencat e natyrës në disiplinat që mbulojnë departamentet e fakultetit në: matematikë, fizikë, kimi, biologji, zoologji, bioteknologji, teknologji, informatikë si edhe literaturë artistike e të përgjithshme.  
  • Biblioteka ka 56 vende studimi në fondin e hapur të librit, 4 vende në ambjentin e skedarëve, 6 vende në fondin e hapur të periodikut.

Kontakt:

Petro Luarasi

E-mail: petro.luarasi@fshn.edu.al

Raimonda Dashi

E-mail: raimonda.dashi@fshn.edu.al      

Brunilda Garxenaj

E-mail: brunilda.garxenaj@fshn.edu.al   

     

         FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

       AdresaBulevardi “Gjergj Fishta”

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale është një bibliotekë universitare e krijuar në vitin 1996. Misioni i saj është mbështetja e procesit mësimor, kërkimor e shkencor duke u shërbyer studentëve dhe pedagogëve të fakultetit. Vizioni i njësisë është që biblioteka e fakultetit të funksionojë si një qendër e kërkimit shkencor. Si fond i saj fillestar kanë shërbyer donacione nga universitete të huaja e më pas është vijuar edhe me blerje të botimeve te viteve të fundit nga shtëpi botuese prestigjoze.

Biblioteka e fakultetit është mbështetur kryesisht nga donatorë si:

·        Ambasada Franceze;

·        Fondacioni Soros;

·        Unicef;

·        Në fondin e saj biblioteka disponon materiale të shumëllojshme si libra, doktoratura, tema diplomash, periodikë, materiale referenciale. Vitet e fundit për një periudhë të caktuar është siguruar akses edhe në burimet elektronike (artikuj shkencorë) mundësuar nga një projekt i shtetit slloven në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave.

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale ofron shërbimin në këto ambiente:

·        Salla e internetit;

·        Salla e leximit;

·        Fondi i mbyllur;

·        Të dyja sallat janë komode dhe në shërbim të plotë të studentëve dhe pedagogëve të fakultetit nga ora 8: 00-18:00. Salla e internetit ofron rreth 15 vende, ndërsa ajo e leximit rreth 44. Fondi i mbyllur ka literaturë në fushën e filozofisë, psikologjisë, sociologjisë, shkencave politike, punës sociale, materiale referenciale, punime doktoraturash. Gjithashtu ka edhe literaturë të përgjithshme si histori, letërsi, ekonomi etj.

Koleksionet kryesore të bibliotekës janë:

  • Koleksioni i filozofisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e historisë së filozofisë, filozofisë politike, filozofisë të së drejtës, filozofisë së gjuhës, të edukimit, hermeneutikës. logjikës, moralit, epistemologjisë, etj.
  • Koleksioni i psikologjisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e psikologjisë së zhvillimit, emocionit, personalitetit, psikoanalizës, këshillimit, psikologjisë klinike, psikologjisë së edukimit, metodave kërkimore, CD-Roms, etj.
  • Koleksioni i sociologjisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha si teoritë sociologjike, sociologjia politike, sociologjia e fesë, e së drejtës, e punës, popullsia, emigracioni, sociologjia urbane, lëvizjet sociale, metodat kërkimore, shkrimi akademik, antropologjia kulturore, sociale, etj.
  • Koleksioni i shkencave politike: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, partive politike, globalizmit, lëvizjeve politike, terrorizmit, ekonomisë politike, historisë politike, etj.
  • Koleksioni i punës sociale: tekste bazë, studime gjinore, studime për komunitetin, për fëmijët me aftësi të kufizuara, metodat kërkimore në punë sociale, etj.

Pjesa më e madhe e koleksionit është në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht, italisht, frëngjisht.

Kontakt :

Rezarta Binaj

E-mail: rezartabinaj@yahoo.it

           FAKULTETI I DREJTËSISË

       Adresa: Rruga “Milto Tutulani”

Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë ka një fond prej 16501 librash. Literatura e ofruar është në shqip dhe në gjuhë të huaj anglisht, italisht, frengjisht, gjermanisht dhe rusisht. Pjesa më e madhe rreth 80 % është në fushën e drejtësisë dhe pjesa tjetër janë libra historike, filozofike, psikologjike, fjalore dhe letërsi artistike e gjithashtu ka dhe 1700 periodike (revista). Këtu futen koleksionet e Fletoreve Zyrtare nga viti 1942 dhe në vazhdimësi, revista “Drejtësia Popullore”, “Studime Juridike” dhe koleksione të ndryshme revistash juridike.

  • Biblioteka ka 2 salla leximi me kapacitet 50-55 vendesh, ku përdoruesit shfrytëzojnë literaturën unike (punimet e masterit dhe punimet e doktoraturave) si dhe librat që janë në kopje të vetme. Së shpejti mendohet të bëhet zgjerim i ambienteve të bibliotekës duke shtuar numrin e përdoruesve dhe do ketë dhe një sallë kompjuterash.

Në bibliotekën e Fakultetit të Drejtesisë, studentëve u ofrohen shërbime në disa mënyra:

  • Nëpërmjet skedarëve sistematikë (sipas fushave të caktuara), nëpërmjet skedarëve alfabetike (sipas mbiemrit të autorit ose titullit të librit), nëpërmjet listave bibliografike të librave të rinj. Duke filluar nga viti 2000 e në vazhdim janë  hartuar nga punonjësit e bibliotekës lista bibliografike të të gjithë librave që kanë hyrë në fondin e bibliotekës, e cila ndihmon përdoruesit për të marrë informacion për literaturën e re që mund të shfytëzojnë në këtë bibliotekë. Këto lista bibliografike i vijnë në ndihmë përdoruesit jo vetëm në ambientet e bibliotekës, por edhe në webin e fakultetit. Këto janë materiale unike dhe janë në përdorim vetëm në ambientet e bibliotekës. Të dyja këto lista bibliografike gjenden në webin e fakultetit.
  • Nepërmjet listës së përmbajtjes së revistave : “Drejtësia Popullore”, 1948-1993, “Studime juridike” 2000-2013.

Kontakt :

Ylkena Kellezi

E-mail : ylkena_al@yahoo.com

Monika Tangu

E-mail: monika.tangu@yahoo.com

Ana Nebo

E-mail: ana_nebo@yahoo.com

       BIBLIOTEKA E FAKULTETIT TË HISTORISË DHE TË FILOLOGJISË

              BIBLIOTEKA E FAKULTETIT TË GJUHËVE TË HUAJA

          Adresa: Rruga e Elbasanit”, pranë Ambasadës Amerikane

Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, me një sipërfaqe rreth 800 m2, zotëron një fond rreth 150 mijë ekzemplarësh (libra, periodikë, disertacione, punime të masterave shkencorë, harta e atlase) të fushave të ndryshme. Në literaturën e kësaj biblioteke zënë vend të rëndësishëm materiale të fushave të tilla si: gjuhësi, letërsi, gazetari, histori, gjeografi, trashëgimi kulturore, folklor, psikologji, sociologji etj. Këto materiale shfytëzohen nga studentë e pedagogë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë si dhe të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Me ndihmën e Fondacionit “Soros”, në vitin 2001, u krijua salla e studimit me fonde të hapura (me rreth 55 vende studimi), e cila është e pajisur me kompjutera, internet dhe sistem ngrohje. Kjo sallë u vjen në ndihmë studentëve jo vetëm për studim, por edhe për fotokopje të materialeve të ndryshme bibliotekare. Në këtë sallë, përdoruesve të bibliotekës, u mundësohet jo vetëm aksesi në internet, por edhe përdorimi i kompjuterave për përgatitjen e detyrave të kursit apo punimeve të tezave të masterit. Biblioteka ofron për studentët një sërë shërbimesh si: shërbimin e informacionit dhe të huazimit, informacion dhe literaturë referuese lidhur me temat a subjektet e kërkuara nga përdoruesit e saj.

Kontakt:

Teuta Sula

E-mail: teasula@yahoo.com

Liljana Nikolli

E-mail: liljanatuna@yahoo.com

Elvana Dede

E-mail: elvana.dede@yahoo.com

Emiljana Dino 

E-mail: emiljanadino@yahoo.com

Tel : 042 369 664