Konfirmime – UNIVERSITETI I TIRANËS

Konfirmime

Universiteti i Tiranës ka dy procedura për konfirmimin e dokumentave: private dhe zyrtare.  

Për shkak të pandemisë globale,  faza e parë është aplikimi me email.  Ju do të skanoni: 

  • kërkesën për aplikim (pasi ta plotësoni atë) dhe mandatin e pagesës   
  • kartën e identitetit ose pasaportën tuaj; 
  • dokumentat që doni të konfirmoni 

Ju do të dërgoni email : 

Në adresën: liljana.baze@unitir.edu.al për fakultetet: FE ; FSHS;  FGJH dhe ISE  

Në adresën: franceska.celmeta@unitir.edu.al për fakultetet: FD ; FSHN dhe FHF 

Lutemi më poshtë do të gjeni një informacion të detajuar për procedurat e konfirmimit. 

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të legalizojnë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dokumentet e tyre shkollore, duhet të kryejnë më parë procedurën e konfirmimit të dokumenteve pranë Universitetit të Tiranës.

Kjo procedurë kryhet nga Sektori i Marrëdhënieve me Publikun. Gjithashtu, ky sektor përveç procedurës së konfirmimit do të jetë edhe pika e shërbimit për t’u pajisur me dokumente shkollorë si:

  • listë notash;
  • program mësimor;
  • vërtetime.

Procedura kryhet fizikisht duke u paraqitur pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun, për të proceduar në vijim me plotësimin e kërkesës për konfirmim ose të kërkesës për pajisje dhe konfirmim të dokumenteve.

–          Procedura e Konfirmimeve private me pagesë 500 Lekë

Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar, kërkojnë konfirmimin e dokumenteve shkollore (firmën e Rektorit të UT-së si dhe vulën e Universitetit të Tiranës në dokumentet e verifikuara).

Dokumentet që verifikohen duhet të jenë të lëshuara nga njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës dhe konkretisht:

  • Fakulteti i Shkencave të Natyrës;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale;
  • Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë;
  • Fakulteti i Ekonomisë;
  • Fakulteti i Drejtësisë;
  • Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
  • Instituti i Studimeve Evropiane;

Universiteti i Tiranës verifikon këto dokumente:

  • Diplomë;
  • Listë Notash;
  • Program Mësimor;
  • Suplement diplome;
  • Vërtetime;
  • Dëshmi gjuhe (pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit Historisë dhe Filologjisë);
  • Diplomë doktorate; etj

Për këtë procedurë duhet kryer një pagesë pranë Bankës Credins prej 500 Lekë në Nr. Llogarie 7111099 (Lënda: konfirmim dokumentesh për Rektoratin).

Për të shkarkuar Faturën për Arkëtim ju lutem klikoni këtu
Për të shkarkuar Kërkesën ju lutem klikoni  këtu

Për t’u pajisur me dokumenta shkollorë, lutemi shkarkoni:

Shënim: Jo të gjitha programet mësimore janë në gjuhën angleze, lutemi se para të kryeni pagesën, kontaktoni me Sektorin e Marrëdhënieve me Publikun.

Procedura e konfirmimit zgjat maksimumi dy javë.

Bashkë me dokumetet për konfirmim, personi që dorëzon dokumentet, duhet të sjellë dhe kopjen mjetit  të identifikimit të tij.

–          Procedura e Konfirmimeve zyrtare me pagesë 30 Euro

Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar, kërkojnë që dokumentet e tyre shkollore të verifikohen dhe të dërgohen në mënyrë zyrtare nga Universiteti i Tiranës në adresën e institucioneve të huaja ku ata aplikojnë.

Dokumentet që verifikohen duhet të jenë të lëshuara nga njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës dhe konkretisht:

  • Fakulteti i Shkencave të Natyrës;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale;
  • Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë;
  • Fakulteti i Ekonomisë;
  • Fakulteti i Drejtësisë;
  • Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
  • Instituti i Studimeve Evropiane;

Universiteti i Tiranës verifikon këto dokumente:

  • Diplomë;
  • Listë Notash;
  • Program Mësimor;
  • Vërtetime;
  • Suplement diplome
  • Dëshmi gjuhe (pranë Faklutetit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit Historisë dhe Filologjisë);
  • Diplomë doktorate;

Procedura kryhet fizikisht duke u paraqitur pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikut, me adresë: Qyteti Studenti, Godina Liria, Kati i dytë.

Për këtë procedurë duhet kryer një pagesë pranë Bankës Credins prej 30 Euro në Nr. Llogarie 7111099 (Lënda konfirmim dokumentash për Rektoratin).

Për të shkarkuar Faturën për Arkëtim ju lutem klikoni këtu
Për të shkarkuar Kërkesën ju lutem klikoni  këtu

Procedura zgjat maksimumi një muaj dhe dokumentet dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun me adresë: Qyteti Studenti, Godina Liria, Kati i dytë

https://goo.gl/maps/QB4sm3p3ko52zQ796

Bashkë me dokumetat për legalizim, personi që dorëzon dokumentat, duhet të sjellë dhe kopjen e një mjeti identifikimi të tij

Kontakt:

Tel: (00355) 4 2234663