Biblioteka Online - UNIVERSITETI I TIRANËS

Biblioteka Online


Burime dhe biblioteka digjitale në dispozicion të Universitetit të Tiranës

JSTOR

informacion

JSTOR Logo

Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me AADF, ka finalizuar marrëveshjen për abonimin në JSTOR.

Biblioteka digjitale JSTOR ofron më shumë se 12 milion artikuj akademikë,
85.000 libra dhe 2 milion dokumente në 75 disiplina.

JSTOR u jep mundësi stafit akademik dhe studentëve të kërkojnë në fusha si:
biznesi, teknologjia, ekologjia, shkencat sociale, historia, drejtësia etj.

Si të hyni nga jashtë rrjetit UT:

  1. Instaloni Mozilla Firefox.
  2. Hapni:

    Biblioteka Online UT

    dhe hyni me llogarinë Office 365.
  3. Klikoni linkun e JSTOR.


Klikoni këtu për udhëzuesin e aksesimit të bibliotekës JSTOR


Elsevier / Scopus
informacion

Elsevier Logo

Universiteti i Tiranës ka siguruar akses institucional në platformën ndërkombëtare
Elsevier, duke përfshirë databazën shkencore Scopus dhe shërbimin Scopus AI Foundation.

Ky akses u mundëson studentëve, stafit akademik dhe kërkuesve shkencorë të Universitetit
të Tiranës përdorimin e një prej platformave më të avancuara në nivel ndërkombëtar për
kërkimin shkencor, analizën bibliometrike, monitorimin e citimeve, identifikimin e revistave
të indeksuara dhe eksplorimin inteligjent të literaturës akademike përmes teknologjive të
inteligjencës artificiale.

Shërbimi mbështet zhvillimin e kërkimit shkencor, rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të
publikimeve të Universitetit të Tiranës dhe forcimin e proceseve të ndërkombëtarizimit dhe
cilësisë akademike.


Kliko këtu për të aksesuar platformën

U-library

informacion

U-library

U-library ofrohet nga Projekti për krijimin e Qendrës Ndëruniversitare të
Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik Universitar.

COBISS+

informacion

COBISS

COBISS+ u mundëson bibliotekave dhe përdoruesve qasje online në bazat
e të dhënave COBIB dhe bazat lokale.

Platforma është e disponueshme për studentë, profesorë dhe publikun.

Uni Education by Shark Themes