Cikli i dytë, Master i Shkencave – UNIVERSITETI I TIRANËS

Cikli i dytë, Master i Shkencave

Master i Shkencave

 

Programet e studimit të ciklit të dytë në “Master i Shkencave” i pajisin të diplomuarit që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor”, me njohuri të thelluara shkencore teorike dhe praktike në drejtimin përkatës. Ky program mund të realizohet me 120 kredite me kohëzgjatje normale jo më pak se dy vite akademike. Këtu përfshihen 30-40 kredite për një projekt kërkimor, nën udhëheqje të kualifikuar, i cili përfundon me diplomë (mikrotezë).
Në përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë, lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në fushën e arsimimit të kryer. Programi i studimit mund të realizohet edhe si program i integruar i studimit i ciklit të dytë, me 300 kredite dhe me kohëzgjatje normale prej 5 (pesë) vitesh akademike. Ky program studimi ofrohet në drejtësi, si dhe në fusha të tjera të përcaktuara nga aktet nënligjore.
Studimet në këtë program përmbyllen me punim diplome dhe studentët pajisen me diplomë të integruar në fushën e arsimimit të kryer.Për informacione më të detajuara ju lutemi drejtohuni në linket e mëposhtme të Fakulteteve.

 
Për tu njohur me Kriteret e pranimit në Ciklin e dytë të studimeve Master dhe një program të integruar të ciklit të dytë Master i Shkencave në Drejtësi, në Universitetin e Tiranës, për Vitin Akademik 2023-2024 (Kliko këtu)
 

 

1. Fakulteti i Drejtësisë

Ofron një program studimi të integruar, “Master i Shkencave” në “Drejtësi”

 

2. Fakulteti i Ekonomisë

Ofron 12 (dymbëdhjetë) programe studimi në ciklin e dytë “Master i Shkencave”

 

3. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja


Ofron 8 (tetë) programe studimi në ciklin e dytë “Master i Shkencave”:

 

4. Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë

Ofron 8 (tetë) programe studimi në ciklin e dytë “Master i Shkencave”

 

5. Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Ofron 17 (shtatëmbëdhjetë) programe studimi në ciklin e dytë:

“Master i Shkencave”

 

6. Fakulteti i Shkencave Sociale

Ofron 19 (nëntëmbëdhjetë) programe studimi në ciklin e dytë “Master i Shkencave”:

 

7. Instituti i Studimeve Europiane

  • “Master i Shkencave” në “Legjislacion dhe Institucionet Europiane”;
  • “Master i Shkencave” në “Politika dhe Qeverisja në Europë”;
  • “Master i Shkencave” në “Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Bashkimit Evropian”;