Bursa shkëmbimi Programi Erasmus + – UNIVERSITETI I TIRANËS

Bursa shkëmbimi Programi Erasmus +

Zyra Erasmus + në UT

 

  • Koordinator Institucional Erasmus+
Prof. Asoc. Dr. Bernard DOSTI
Zëvendësrektor për anën kërkimore-shkencore
Email: bernard.dosti@unitir.edu.al
Email: iro@unitir.edu.al
Nr tel: +35542250166

 

  • Koordinatorët  Akademik në Erasmus+ në nivel Fakulteti/Instituti
 
  1. Fakulteti i Drejtësisë – Dr. Ela Podgorica.
Zv/Dekane për Programin e Ciklit të Tretë, Titujt Akademik dhe Kërkimin Shkencor e Projektet
Email: ela.podgorica@unitir.edu.al
 
  2. Fakulteti i Ekonomisë – Prof. Dr. Fatmir Memaj, Zv. Dekan për Sigurimin e Cilësisë, Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë
Email: fatmir.memaj@unitir.edu.al
 
  3. Fakulteti i Shkencave të Natyrës – Prof. As. Eglantina Kalluçi, Zv/Dekan për kurrikulat e ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të studimeve
Email: eglantina.kalluci@unitir.edu.al
 
4. Fakulteti i Shkencave Sociale – Dr. Edvin Lame,  ZV.Dekan për ciklin  e dytë të studimeve master si dhe ciklin e tretë të studimeve doktoratur
Email: edvin.lame@unitir.edu.al
 
  5. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë – Dr. Elsa Skënderi (Rakipllari) (për studentët),
Zv.dekan për:
– marrëdhëniet me studentët (organizimet, këshillimi, mobiliteti, veprimtaritë kulturore dhe sportive, pranimet, transferimet, çrregjistrimet etj.);
– projektet kërkimore-shkencore;
– veprimtaritë botuese dhe promovuese në nivel fakulteti.=
Email: elsa.skenderi@unitir.edu.al
Prof. Dr. Dhurata Shehri (për personelin)
Zv Dekane për:
-kulifikimin shkencor, projektet, dhe veprimtaritë botuese;
-Marrëdhëniet me institucionet partnere;
-Kujdesin për mirëfunksionimin e Bibliotekës së FHF-së.
Email: dhurata.shehri@unitir.edu.al
  6. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – Dr. Drita Rira, Zv. Dekan për Ciklin e Dytë të Studimeve, Koordinatore akademike Erasmus+ dhe marrëdhenieve me jashtë
Email: drita.rira@unitir.edu.al

 

  7. Instituti i Studimeve Europiane – Prof. Dr. Aljuja Jubani,  Drejtor
Email: aljula.jubani@unitir.edu.al

 

PIC 998022137;  OID: E10198722;  PADOR: AL-2017-FMI-2401037432.

 

A jeni të interesuar për bursa studimi jashtë vendit? A jeni të interesuar të kryeni një periudhë mobiliteti në universitetet më prestigjoze të Europës? Ky është vendi i duhur. Kjo është mundësia Juaj.

Universiteti i Tiranës është pjesë e programit më të ri ‘‘Erasmus +’’, të lançuar nga Bashkimi Europian, i cili synon ndër të tjera krijimin e mundësive të studimit, mësimdhënies dhe trajnimit jashtë vendit në periudha të shkurtra. Llojet e mobilitetit, të ofruara nga ky program, përfshijnë shkëmbimin e studentëve për studime në ciklin e I, II dhe të III si dhe shkëmbimin e stafit akademik/ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ për mësimdhënie/trajnim.

Universiteti i Tiranës ka nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh ndërinstitucionale me universitetet më në zë të Europës.

Bursat e ofruara do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e njohurive, në rritjen e kualifikimit dhe eksperiencës suaj, në njohjen dhe sigurimin e një literature bashkëkohore, të nevojshme për aktivitetin tuaj pedagogjiko-shkencor si dhe në krijimin e kontakteve personale apo institucionale për mundësi bashkëpunimi me studentë/kolegë apo universitete të tjera.

Dokumentet template të Erasmus+ KA107 
Kliko për Learning Agreement
Kliko për Teaching Mobility Plan
Kliko për Training Mobility Plan 
Kliko për Learning Agreement During Mobility
Dokumentet kryesorë në aplikim për bursa Erasmus+ për studentët janë:

– CV (në gjuhën që do të zhvillohet programi i studimit);

– Kopje e Pasaportës;

– Lista e notave (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);

– Vërtetim studenti (i përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);

– Letër Motivimi (në gjuhën që do të kryhet programi i studimit);

– Certifikatë e gjuhës së huaj;

-Pas përfundimit të mobilitetit, studenti merr nga universiteti në të cilin ka kryer shkëmbimin dokumentat si më poshtë:

– Dokumentet Learning Agreement të firmosur nga të gjitha palët (before dhe during nëse ka kryer ndryshim të lëndëve);

– Listën e notave;

– Certifikatën e kryerjes së mobilitetit;

– Programin mësimor/syllabuset e lëndëve të ndjekura;

– Një kopje të Survey (pyetësorit), i cili dërgohet automatikisht elektronikisht nga universiteti ku keni kryer mobilitetin.

Dokumentat përcillen dorazi ose në formatin PDF në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e UT-së ose adresën iro@unitir.edu.al, për të vijuar me proçedurën e njohjes së lëndëve akademike dhe krediteve, e cila pas dërgimit në formë zyrtare, kryhet nga secila njësi kryesore.

*Dokumenti Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’.  Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin specifik lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin përkatës në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin përkatës atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

**Dokumentet ndryshojnë në varësi të kërkesave specifike të universitetit pritës, të cilat specifikohen në thirrjen përkatëse.

Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për studentët (Kliko këtu)

 

Dokumentet kryesorë në aplikim për aplikim për stafin me kohë të plotë janë:

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën që do të zhvillohet programi);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën që do të zhvillohet programi);

– Vërtetim Punësimi;

– Certifikata e gjuhës së huaj (në gjuhën që do të zhvillohet programi);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit *;

-Pas përfundimit të mobilitetit, personeli pajiset nga universiteti në të cilin ka kryer periudhën e shkëmbimit për trajnim ose mësimdhënie me Certifilatën e kryerjes së mobilitetit dhe e përcjell në formatin PDF në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e UT-së në adresën iro@unitir.edu.al.

*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

**Dokumentet ndryshojnë në varësi të kërkesave specifike të universitetit pritës, të cilat specifikohen në thirrjen përkatëse.

Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për stafin akademik (Kliko këtu)

Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ/administrativ (Kliko këtu)