Disa nga aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit të parë me bashkëpunimin e të gjithë aktorëve janë:
- “Analiza e nevojave të të rinjve që largohen nga kujdesi”, (raport në nivel kombëtar). Është punuar edhe për raportin krahasues mbi të dhënat e mbledhura në të gjitha vëndet që janë pjesë e projektit (Shqipëri, Greqi, Rumani dhe Portugali);
- “Kurrikula e Aftësive të Jetës”, që ka si qëllim që të ndihmojë të rinjtë që jetojnë në institucionet e kujdesit sesi të ndërtojnë marrëdhënie dhe të zhvillojnë aftësi që do të forcojnë aftësinë e tyre për të funksionuar mirë në komunitet;
- “Doracaku i Aftësive për Jetën” ka si qëllim është që të ofrojë informacion mbi ndihmën praktike që të rinjtë do të marrin rreth strehimit, arsimit, trajnimit dhe punësimit, çështjeve që lidhen me paranë, shëndetin dhe aftësitë e tjera të jetës të nevojshme kur përgatiten për pavarësi;
- “Mjetet/guidat e Aftësive të Jetës”, kanë si qëllim që të rinjtë të pajisen me një sërë burimesh që ofrojnë informacione mbi listat e shpenzimeve, hapat për marrjen e një karte në bankë, etj;
- “Guida e trajnerëve” që do të shërbejë si udhëzues për trajnerët, të cilët do të ofrojnë trajnime në të ardhme për Aftësitë për Jetën.
- “Komponenti i mentorimit”, që ka si qëllim të zhvillojë një lidhje kuptimplotë midis të rinjve që dalin nga institucionet e kujdesit dhe të rriturve me përvojë, me të cilët do të zhvillojnë planet e tyre individuale “Pas Kujdesit”, që mbulojnë çështje thelbësore, siç janë strehimi, arsimi, nevojat personale etj. Është duke u punuar për protokollin e mentorimit dhe në muajt në vazhdim do të ofrohen edhe trajnime për mentorët që do të ofrojnë kujdes për të rinjtë që dalin nga institucionet e kujdesit.