Përgjigje për pyetje të zakonshme
- Informohu për kriteret, kuotat dhe tarifat në faqen zyrtare të UT-së. Shih linkun: https://unitir.edu.al/kriteret-e-pranimit-kuotat-dhe-tarifat-e-studimit/
- Hap llogari në portalin U-Albania
- Paguaj tarifën e aplikimit sipas udhëzimeve
- Plotëso formularin online (A2/A3) dhe zgjidh deri në 10 programe studimi
- Shiko rezultatet e pranimit në portal
- Dorëzo dokumentet e nevojshme (Shih pyetjen 2)
- Bëj regjistrimin brenda afatit të përcaktuar
Për informacion më të hollësishëm shih linkun me udhëzimet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/07/Udhezim-Ministria-e-Arsimit-dhe-Sportit-nr.12-date-30.06.2023.pdf
Dokumentet që dorëzohen në sekretarinë mësimore:
-
- Kopje e dokumentit të identifikimit (kartë ID/pasaportë)
- Kopje e njehsuar me origjinalin e diplomës së maturës shtetërore ose dëftesës së pjekurisë (ose diplomës së fituar jashtë vendit me njësim nga QSHA) + certifikata e notave.
- Deklarata (shtojca nr. 1, pjesë përbërëse dhe e bashkëlidhur me udhëzimin e MAS) e plotësuar në prani të sekretarisë dhe e nënshkruar prej jush dhe punonjësit.
- Formulari i aplikimit (shtojca nr. 2, pjesë përbërëse dhe e bashkëlidhur me udhëzimin e MAS).
- Formulari i aplikimit (shtojca nr. 2)
Shënim: Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e gjeni më poshtë.
Dorëzimi i dokumenteve bëhet:
- Personalisht nga kandidati
- Ose nga një person i autorizuar me prokurë noteriale.
2. Sekretaria Mësimore
- Regjistron dorëzimin e dokumenteve në një regjistër të veçantë
(me datë, orë dhe nënshkrim të kandidatit). - Bën menjëherë regjistrimin online në portalin U-Albania, në prani të kandidatit.
3. Në fund të procedurës
- Printohet formulari i regjistrimit nga sistemi.
- Formulari nënshkruhet në dy kopje nga kandidati dhe punonjësi i sekretarisë.
- Një kopje i jepet kandidatit, tjetra mbetet në sekretari.
Për informacion më të hollësishëm, shih linkun me udhëzimet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit:
Kush mund të aplikojë?
- Studentë të regjistruar aktivë në një program studimi të licencuar e të akredituar (brenda ose jashtë Shqipërisë).
- Programi ku doni të transferoheni duhet të jetë i njëjtë ose i ngjashëm me atë ku studioni aktualisht.
Sa programe mund të aplikosh?
- Deri në 5 programe studimi në institucione të ndryshme.
Kriteri i mesatares
- Që të transferohesh në UT, duhet të plotësosh mesataren minimale të përcaktuar çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave.
Kur bëhet transferimi?
- Vetëm në fillim të vitit akademik, sipas kalendarit të MAS.
- Nuk lejohen transferime gjatë vitit.
Kufizimet
Nuk lejohet transferimi midis:
- Programeve profesionale 2-vjeçare ↔ Bachelor.
- Bachelor ↔ programe të integruara të ciklit të dytë (p.sh. mjekësi, stomatologji, farmaci).
Dokumentet e nevojshme për transferim:
- Formulari i aplikimit (shtojca nr. 3 e udhëzimit, pjesë përbërëse dhe e bashkëlidhur me udhëzimin e MAS).
- Deklarata (shtojca nr. 1, pjesë përbërëse dhe e bashkëlidhur me udhëzimin e MAS).
- Plani i plotë i programit të studimit (me syllabus për çdo lëndë).
- Lista e notave + kreditet e fituara në universitetin e mëparshëm.
- Diplomë mature (ose dëftesë pjekurie përpara vitit 2011).
- Dokument identifikimi.
- 2 fotografi personale.
- Mandatpagesa e tarifës së aplikimit.
Shënim: Udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e gjeni në linkun më poshtë:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/07/Udhezim-Ministria-e-Arsimit-dhe-Sportit-nr.12-date-30.06.2023.pdf
Nëse vjen nga universitet i huaj, dokumentet duhet të jenë të përkthyera dhe të njësuara me origjinalin si dhe të shoqërohen me akreditimin e universitetit nga i cili vjen.
Në momentin e regjistrimit përfundimtar
- Duhet të dorëzosh dokumentin origjinal të çregjistrimit nga universiteti ku ke qenë. Ky dokument përmban: emrin, të dhënat personale, programin e studimit, numrin e matrikullimit, datën e regjistrimit dhe datën e ndërprerjes së studimeve.
Procedura
- Aplikon pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku do të transferohesh.
- Komisioni i ekuivalentimit në fakultet shqyrton dosjen dhe vendos cilat lëndë njihen dhe cilat duhet t’i ribësh.
- Publikohen listat me renditjen e kandidatëve.
- Nëse shpallesh fitues, bën regjistrimin brenda afatit.
- FE – Faqja zyrtare feut.edu.al – zëri “Orari Mësimor & Data provimesh” në faqen kryesore
- FD – Faqja e fakultetit fdut.edu.al – zëri “Studentët”/ Struktura akademike
- FHF – Faqja e fakultetit fhf.edu.al – zëri “Studentët”/ Struktura mësimore
- FSHS – Faqja e fakultetit fshs-ut.edu.al – zëri “Studentët”/ Struktura mësimore
- FSHN – Faqja e fakultetit fshn.edu.al – zëri “Struktura akademike” në faqen kryesore
- FGJH – Faqja e fakultetit fgjh.edu.al – zëri “Struktura akademike” në faqen kryesore
- FE – Faqja zyrtare feut.edu.al – zëri “Fakulteti”/Kontakte
- FD – Faqja e fakultetit fdut.edu.al – zëri “Studentët”/ Sekretaria mësimore
- FHF – Faqja e fakultetit fhf.edu.al – vështirësi në gjetjen e zërit “Sekretaria mësimore”
- FSHS – Faqja e fakultetit fshs-ut.edu.al – vështirësi në gjetjen e zërit “Sekretaria mësimore”
- FSHN – Faqja e fakultetit fshn.edu.al – vështirësi në gjetjen e zërit “Sekretaria mësimore”
- FGJH – Faqja e fakultetit fgjh.edu.al – zëri “Studenti”/ Shërbime dhe Informacione: Kontaktet e administratës
- FE – Faqja zyrtare feut.edu.al – zëri “Orari Mësimor & Data provimesh” në faqen kryesore
- FD – Faqja e fakultetit fdut.edu.al – zëri “Orari Mësimor” në faqen kryesore
- FHF – Faqja e fakultetit fhf.edu.al – zëri “Studentët”/ Orari Mësimor
- FSHS – Faqja e fakultetit fshs-ut.edu.al – zëri “Studentët”/ Orari Mësimor
- FSHN – Faqja e fakultetit fshn.edu.al – zëri “Studentët”/ Orari
- FGJH – Faqja e fakultetit fgjh.edu.al – zëri “Studentët”/ Orari Mësimor
Provimet dhe riprovimet në Universitetin e Tiranës organizohen gjithmonë në përputhje me strukturën e vitit akademik që miratohet nga Dekanati dhe me kalendarin e provimeve të shpallur në fillim të vitit. Ky kalendar përcakton periudhat zyrtare kur zhvillohen sezonet e provimeve, në mënyrë që studentët të kenë një pasqyrë të qartë të kohës së provimeve gjatë gjithë vitit.
Ndryshimet e mundshme në kalendar, bëhen të paktën një muaj para fillimit të sezonit të provimeve.
Për informacion më të hollësishëm shih linkun e rregullores së Universitetit të Tiranës:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/08/rregullore-e-universitetit-te-tiranes.pdf
Regjistrimi për provime në Universitetin e Tiranës bëhet nëpërmjet platformës e-Student.
Hapi 1: Logimi në sistem
- Hyni në faqen zyrtare të e-Student.
- Klikoni mbi butonin “Identifikim nëpërmjet e-Albania”.
- Vendosni kredencialet tuaja personale (username dhe fjalëkalim) të llogarisë e-Albania.
- Klikoni butonin “Hyr”.
- Pas identifikimit të suksesshëm, sistemi ju ridrejton në faqen kryesore të e-Student.
Hapi 2: Hyrja në faqen e regjistrimit të provimeve
- Zgjidhni menynë “Regjistrimi në provime” nga paneli kryesor i sistemit.
- Në ekran do të shfaqet lista e provimeve të çelura për sezonin përkatës.
Hapi 3: Informacionet e afishuara për provimet
Për çdo provim shfaqen:
- Emri i lëndës
- Numri i krediteve (ECTS)
- Data e provimit
- Salla ku zhvillohet provimi
- Komente shtesë (nëse ka)
- Statusi i regjistrimit
Hapi 4: Regjistrimi në provim
- Zgjidhni lëndën për të cilën doni të regjistroheni.
- Klikoni mbi butonin “Regjistrohu”.
- Statusi i lëndës ndryshon në “i regjistruar”.
Hapi 5: Ç’regjistrimi nga provimi
- Nëse keni ndryshuar mendim, klikoni mbi butonin “Ç’regjistrohu”.
- Statusi i lëndës do të kthehet në gjendjen fillestare “i paregjistruar”.
Hapi 6: Marrja e informacionit shtesë
- Klikoni mbi butonin “Informacion” pranë provimit të zgjedhur.
- Do të shfaqen të dhëna shtesë mbi provimin, përfshirë edhe afatin kohor të regjistrimit.
Për informacion më të hollësishëm shih linkun:
Në Universitetin e Tiranës, nëse një student nuk paraqitet në provim, në varësi të rregulloreve të brendshme të fakultetit përkatës, ndodh si më poshtë:
- Studenti nuk penalizohet me notë negative – thjesht rezulton “nuk është paraqitur”.
- Provimi quhet i humbur për atë sezon – studenti nuk mund ta rikthejë të njëjtin afat provimi, por duhet të presë sezonin tjetër.
- Mundësi ri-regjistrimi – në sezonin pasardhës, studenti ka të drejtë të regjistrohet sërish për provimin e lëndës, sipas kalendarit të Njësive Kryesore.
- Kufizimi i tentativave – disa fakultete kanë rregull të brendshëm për maksimumin e herëve që mund të paraqitesh në të njëjtin provim brenda vitit akademik (zakonisht deri në 3 herë).
- Nëse lënda ngelet pa dhënë – ajo ndikon në mesatare dhe në numrin e krediteve të fituara për vitin akademik, çka mund të sjellë probleme me bursa, transfertë ose të drejtën për të vazhduar vitin pasardhës.
Mungesa në një provim nuk penalizon direkt me notë, por vonon përfundimin e lëndës dhe mund të sjellë pasoja praktike në ecurinë e studimeve.
- FE – Faqja zyrtare feut.edu.al – zëri “Programe Studimi” / në secilin prej cikleve të studimit gjeni planin mësimor.
- FD – Faqja e fakultetit fdut.edu.al – zëri “Programe Mësimore” / në secilin prej programeve të studimit gjeni planin mësimor.
- FHF – Faqja e fakultetit fhf.edu.al – zëri “Departamentet” / në secilin prej departamenteve gjeni ciklet e studimit të cilat nëse klikohen, mund gjeni planin mësimor.
- FSHS – Faqja e fakultetit fshs-ut.edu.al – zëri “Programet” / në secilin prej cikleve të studimit gjeni planin mësimor.
- FSHN – Faqja e fakultetit fshn.edu.al – zëri “Programe Studimi” / në secilin prej cikleve të studimit gjeni planin mësimor.
- FGJH – Faqja e fakultetit fgjh.edu.al – zëri “Programe Studimi” / në secilin prej cikleve të studimit gjeni departamentet e gjuhës të cilat disponojnë planin mësimor.
- FE – Faqja zyrtare feut.edu.al – zëri “Studentët” / Shërbime Studentore.
- FD – Faqja e fakultetit fdut.edu.al – zëri “Studentët” / Sekretaria Mësimore – “Ku dhe si aplikohet për të marrë një vërtetim student dhe vërtetim notash?
- FHF – Faqja e fakultetit fhf.edu.al – zëri “Studentët” / Mandatet e Pagesave.
- FSHS – Faqja e fakultetit fshs-ut.edu.al – tek faqja kryesore zëri “Mandat Pagesat”.
- FSHN – Faqja e fakultetit fshn.edu.al – faqja kryesore “Kreu” – Viti Akademik 2024-2025 – zëri “Faturat”.
- FGJH – Faqja e fakultetit fgjh.edu.al – faqja kryesore “Kreu” – Viti Akademik 2024-2025 – zëri “Mandate”.
Kërkesa mund të bëhet edhe online përmes platformës e-Albania, nëse fakulteti e ka të aktivizuar këtë shërbim.
- Nëse është kërkesë për informim, afati për të kthyer përgjigje është 10 ditë pune, sipas formatit të përcaktuar në ligjin për të drejtën e informimit.
- Nëse është një kërkesë administrative, afatet janë parashikuar tek Kodi i procedurës Administrative.
Për më tepër informacion në lidhje me pikën e parë, shih linkun më poshtë:
https://unitir.edu.al/format-kerkese-shpjeguese-hapat-qe-duhet-te-ndiqen-per-te-bere-nje-kerkese-per-informim/
Një vërtetim notash në Universitetin e Tiranës është dokument zyrtar që përmbledh të gjitha rezultatet e provimeve që ke dhënë deri në momentin e kërkesës.
Si mund të pajisesh me një vërtetim notash në UT:
- Online, përmes platformës e-Albania, kur është i disponueshëm nga fakulteti.
- Fizikisht, duke bërë një kërkesë pranë sekretarisë mësimore të fakultetit.
- Kërkesa pranë sekretarisë mësimore të fakultetit
- Shkon personalisht (ose me autorizim me prokurë të posaçme) në sekretarinë mësimore të fakultetit ku studion.
- Plotëson një formular kërkese për vërtetim notash.
- Dokumentet e nevojshme
- Mjeti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
- Mund të kërkohet edhe një mandat pagesë (nëse fakulteti aplikon një tarifë administrative për shërbimin).
- Afati i marrjes
- Në shumicën e rasteve, vërtetimi lëshohet brenda 3–7 ditë.
Tarifa e shkollimit në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2024–2025, ndryshon sipas fakultetit dhe programit të studimit.
Cikli i parë Bachelor: Tarifa e regjistrimit dhe Tarifa vjetore e shkollimit
1. Tarifa e regjistrimit
- Tarifa standarde: 1,600 lekë për studentët programi i parë.
- Tarifa për program i dytë studimi: 3,000 lekë.
- Tarifa për transferim studimesh: 3,000 lekë.
2. Tarifa vjetore e shkollimit sipas fakulteteve dhe programeve:
- Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë – 30,000 lekë/vit
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës – 25,000 lekë/vit
- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – 25,000 lekë/vit
- Fakulteti i Shkencave Sociale – 40,000 lekë/vit
- Fakulteti i Ekonomisë – 35,000 lekë/vit
- Fakulteti i Drejtësisë (program i integruar) – 40,000 lekë/vit
- Filiali i UT-së Sarandë – Administrim Biznes 35,000 lekë/vit, Gjuhë Angleze 25,000 lekë/vit
Shënim: Nëse studenti ndjek program të dytë studimi, tarifa vjetore është dyfish.
Cikli i dytë Master Profesional: Tarifa e regjistrimit dhe Tarifa vjetore e shkollimit
1. Tarifa e regjistrimit
- Program i parë: 2,000 lekë
- Program i dytë ose transferim studimesh: 3,000 lekë
2. Tarifa vjetore e shkollimit sipas fakulteteve dhe programeve:
| Fakulteti | Tarifa vjetore (1 prog) | Program i dytë |
|---|---|---|
| Fakulteti i Drejtësisë | 60,000 lekë | 72,000 lekë |
| Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë | 60,000 lekë | 72,000 lekë |
| Fakulteti i Ekonomisë | 72,000 lekë | 86,400 lekë |
| Fakulteti i Shkencave Sociale | 66,000 lekë | 79,200 lekë |
| Fakulteti i Shkencave të Natyrës | 66,000 lekë | 79,200 lekë |
| Fakulteti i Gjuhëve të Huaja | 75,000 lekë | 90,000 lekë |
| Filiali UT Sarandë | 72,000 lekë | 86,400 lekë |
Cikli i dytë Master i Shkencave: Tarifa e regjistrimit dhe Tarifa vjetore e shkollimit
1. Tarifa e regjistrimit
- Program i parë: 2,000 lekë
- Program i dytë ose transferim studimesh: 3,000 lekë
2. Tarifa vjetore e shkollimit sipas fakulteteve dhe programeve:
| Fakulteti / Instituti | Tarifa vjetore (1 prog) | Program i dytë |
|---|---|---|
| Fakulteti i Drejtësisë | 75,000 lekë | 90,000 lekë |
| Fakulteti i Gjuhëve të Huaja | 75,000 lekë | 90,000 lekë |
| Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë | 75,000 lekë | 90,000 lekë |
| Fakulteti i Shkencave të Natyrës | 84,000 lekë | 100,800 lekë |
| Fakulteti i Ekonomisë | 105,000 lekë | 126,000 lekë |
| Fakulteti i Shkencave Sociale | 75,000 lekë | 100,800 lekë |
| Instituti i Studimeve Evropiane | 60,000 lekë | 75,000 lekë |
Përjashtime:
- Studentët e shkëlqyer të ciklit të parë që regjistrohen në Master përjashtohen nga tarifa vjetore për vitin e parë.
- Nëse përfundojnë vitin e parë të Master-it me notë mesatare 10, përjashtohen nga tarifa për vitin e dytë.
Shënim: Tarifat vjetore të shkollimit mund të ndryshojnë nga viti në vit, megjithatë ndryshimi është shumë i vogël.
1. Afatet e pagesës
- Pagesa e tarifës vjetore të shkollimit kryhet brenda periudhave të regjistrimit të shpallura nga sekretaritë mësimore të çdo fakulteti.
- Afatet zakonisht shpallen në fillim të vitit akademik dhe përcaktojnë datat për pagesën e vitit të parë dhe të viteve të tjera.
- Mos pagesa brenda afatit sjell mosvalidim të regjistrimit në semestrin e parë ose sezonin përkatës të studimeve.
2. Mënyrat e pagesës
Studentët mund të kryejnë pagesën në mënyra të ndryshme, të miratuara nga Universiteti:
- Në bankë – përmes një llogarie bankare të nivelit të dytë.
- Me postë.
- Mandat arkëtimi – i lëshuar nga sekretaria mësimore ose duke e shkarkuar nga faqet zyrtare të secilit fakultet.
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 903, datë 21.12.2016 (i ndryshuar disa herë deri në vitin 2019), përcakton kritere, përfitues, mënyrën e aplikimit dhe masën e bursave për studentët në institucionet publike të arsimit të lartë.
Sipas këtij vendimi, më poshtë gjeni mënyrën dhe afatet e aplikimit:
- Studentët aplikojnë për bursë në momentin e regjistrimit ose kur plotësojnë kriteret gjatë studimeve.
- Aplikimi bëhet në sekretarinë mësimore/zyrën e financës së fakultetit me dokumentacion provues.
- Fakulteti verifikon brenda 15 ditëve dhe i dërgon kërkesat në bordin e administrimit.
- Bordi vendos për miratimin e bursave brenda 30 ditëve.
Për informacion më të hollësishëm shih linkun:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/58.Vendimi-I-KM-Nr.-903-dat%C3%AB-21122016.pdf
Kriteret për përfitimin e një burse studimi në Universitetet Publike (sipas VKM nr. 903, datë 21.12.2016 dhe ndryshimeve pasuese) janë të ndara në 2 grupe kryesore:
1. Kriteret Akademike
- Studentët që kanë mesatare 9–10 në arsimin e mesëm (për vitin e parë të studimit).
- Studentët që gjatë viteve të studimit në universitet arrijnë mesatare të ponderuar 9–10.
- Studentët e regjistruar në programe studimi me prioritet kombëtar (fusha që shpallen me vendime të posaçme të Këshillit të Ministrave).
2. Kriteret Sociale (Studentë në nevojë)
Bursën e përfitojnë studentët që i përkasin një prej këtyre kategorive:
- Familje që trajtohen me ndihmë ekonomike.
- Bashkëshortë studentë me fëmijë (të dy përfitojnë bursë).
- Studentë me aftësi të kufizuara ose me prindër me aftësi të kufizuara.
- Studentë me prindër pensionistë ose që kanë humbur njërin prind.
- Studentë nga familje me tre ose më shumë fëmijë, ku të paktën 2 janë studentë në universitete publike.
- Studentë jetimë deri në moshën 25 vjeç.
- Studentë që kanë humbur kujdestarinë prindërore (me vendim gjykate).
- Studentë me statusin e viktimës së trafikut të qënieve njerëzore.
- Fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, SHISH, Gardës, etj., të cilët kanë humbur jetën në krye ose për shkak të detyrës.
Përjashtime – Studentët që ndjekin një program të dytë studimi nuk përfitojnë bursë.
Universitetet publike në Shqipëri, përfshirë Universitetin e Tiranës, ofrojnë ndihmë ekonomike për studentët në nevojë, e cila jepet në formën e bursave sociale.
Kush e përfiton ndihmën ekonomike?
Studentët që i përkasin kategorive të mëposhtme:
- Familje që trajtohen me ndihmë ekonomike.
- Bashkëshortë studentë me fëmijë (të dy përfitojnë bursë).
- Studentë me aftësi të kufizuara ose me prindër me aftësi të kufizuara.
- Studentë me prindër pensionistë ose që kanë humbur njërin prind.
- Studentë nga familje me tre ose më shumë fëmijë, ku të paktën 2 janë studentë në universitete publike.
- Studentë jetimë deri në moshën 25 vjeç.
- Studentë që kanë humbur kujdestarinë prindërore (me vendim gjykate).
- Studentë me statusin e viktimës së trafikut të qenieve njerëzore.
- Fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, SHISH, Gardës, etj., të cilët kanë humbur jetën në krye ose për shkak të detyrës.
Si përfitohet?
- Studentët duhet të aplikojnë pranë sekretarisë mësimore ose zyrës së financës së fakultetit.
- Duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës (certifikata familjare, vërtetim të ndihmës ekonomike, vendim gjykate, certifikatë vdekjeje për prindërit etj., sipas rastit).
- Vendimi përfundimtar merret nga Komisioni i Bursave në fakultet, mbi bazën e akteve ligjore në fuqi.
Kjo ndihmë zakonisht jepet në formën e pagesës mujore (bursë) ose përjashtimit/uljes së tarifës së shkollimit.
Studentët dhe stafi me kohë të plotë i Universitetit të Tiranës mund të aplikojnë për programin Erasmus+ përmes thirrjeve që hapen rregullisht nga Zyra e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë e UT-së.
Hapat për aplikim në Erasmus+:
- Informohu për thirrjet
- Vizito faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës dhe njoftimet e fakultetit.
- Njoftimet publikohen zakonisht nga Zyra e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë. Njoftimet mund të jenë për student ose për stafin e UT.
- Thirrje për student: https://unitir.edu.al/thirrje-e-hapur-per-student/
- Thirrje për stafin: https://unitir.edu.al/thirrje-e-hapur-per-personel/
- Kontrollo kriteret e përzgjedhjes
- Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për studentët: https://unitir.edu.al/kriteret-e-vleresimit-erasmus-per-studentet/
- Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për stafin akademik: https://unitir.edu.al/kriteret-per-perzgjedhjen-e-stafit-akademik/
- Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ: https://unitir.edu.al/kriteret-e-vleresimit-erasmus-per-stafin-ndihmes-akademik-me-karakter-administrativ-administrativ/
- Përgatit dokumentacionin
Për studentët:
- CV (në gjuhën që do të zhvillohet programi i studimit)
- Kopje e Pasaportës
- Lista e notave (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të kryhet programi i studimit)
- Letër Motivimi (në gjuhën që do të kryhet programi i studimit)
- Certifikatë e gjuhës së huaj
Për stafin me kohë të plotë:
- CV + Lista e publikimeve (në gjuhën që do të zhvillohet programi)
- Kopje e Pasaportës
- Letër motivimi (në gjuhën që do të zhvillohet programi)
- Vërtetim Punësimi
- Certifikata e gjuhës së huaj (në gjuhën që do të zhvillohet programi)
- Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku)
- Plani i mobilitetit
- Dorëzo aplikimin
- Dokumentet dorëzohen online ose fizikisht pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, sipas udhëzimit të njoftimit.
- Ndiq rregullisht faqen zyrtare të UT-së dhe fakultetit tënd, sepse thirrjet e Erasmus+ janë të kufizuara në kohë dhe kanë kuota të caktuara.
Përzgjedhja e studentëve në programin Erasmus+:
Përzgjedhja bëhet nëpërmjet sistemit të pikëzimit si më poshtë:
| Kriteret | Pikët |
|---|---|
| Mesatarja | 60 |
| Gjuha e Huaj | 20 |
| Dokumenti Learning Agreement (në varësi të numrit të lëndëve që njihen) | 10 |
| Letër Motivimi për pjesëmarrjen në mobilitet | 10 |
Totali i vlerësimit do të jetë 100 pikë. Ky përcaktim i pikësimit është bërë në bazë të guidës së programit Erasmus+.
Nëse do të ketë studentë me mesatare të njëjtë, nivel të njohjes së gjuhës së huaj të njëjtë dhe pikësim të barabartë, studentët do të ftohen në intervistë për të përzgjedhur fituesin. Përparësi do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë bursë Erasmus+.
Kriteret mund të shtohen duke u bazuar në kërkesat që mund të ketë universiteti pritës.
Thirrjet për aplikim shpallen:
- Faqja zyrtare e Universitetit të Tiranës
- Faqja zyrtare e Facebook-ut të UT-së
- Përmes shkresës zyrtare në fakultet
Studentët fitues dhe jo fitues lajmërohen mbi ecurinë e aplikimit me e-mail.
Partneritetet ndërkombëtare të Universitetit të Tiranës
Universiteti i Tiranës ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh bilaterale me institucione të arsimit të lartë, institute kërkimore dhe organizata akademike, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Këto marrëveshje shërbejnë si platformë për:
- Shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ, me qëllim forcimin e kapaciteteve akademike dhe institucionale;
- Zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe shkencore, që kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe impaktit të punës kërkimore në UT;
- Harmonizimin dhe përmirësimin e programeve të studimit, në përputhje me standardet më të avancuara akademike;
- Zhvillimin institucional, përmes ndarjes së përvojave, praktikave të mira dhe modeleve të suksesshme menaxheriale.
Përfitimet që rrjedhin nga këto marrëveshje janë të shumëfishta, duke përfshirë:
- Rritjen e ndërkombëtarizimit dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional të Universitetit të Tiranës;
- Forcimin e profilit kërkimor dhe shkencor të njësive përbërëse përmes përfshirjes në projekte të përbashkëta;
- Zhvillimin profesional të stafit akademik dhe administrativ, përmes përvojave të drejtpërdrejta me partnerë të ndryshëm;
- Zgjerimin e mundësive për studentët dhe pedagogët, në drejtim të pjesëmarrjes në aktivitete akademike dhe shkencore.
Për informacion më të hollësishëm mbi partneritetet ndërkombëtare të Universitetit të Tiranës, vizitoni faqen zyrtare: Marrëveshjet Bilaterale.
Biblioteka Online e Universitetit të Tiranës dhe Fakulteteve
Për të aksesuar bibliotekën online, vizitoni faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës ose të secilit fakultet:
- UT – Faqja zyrtare: unitir.edu.al
- FE – Faqja zyrtare: feut.edu.al
- FD – Faqja e fakultetit: fdut.edu.al
- FHF – Faqja e fakultetit: fhf.edu.al
- FSHS – Faqja e fakultetit: fshs-ut.edu.al
- FSHN – Faqja e fakultetit: fshn.edu.al
- FGJH – Faqja e fakultetit: fgjh.edu.al
Shërbimi Psikologjik në Universitetin e Tiranës
Shërbimi i Psikologut në UT është një hapësirë e besueshme, konfidenciale dhe mbështetëse, ku studentët dhe stafi mund të marrin ndihmën profesionale për përballimin e sfidave emocionale, psikologjike dhe sociale gjatë jetës universitare.
Misioni i Shërbimit Psikologjik:
- Forcojë mirëqënien mendore të studentëve gjatë gjithë ciklit të studimeve.
- Promovojë zhvillimin personal, emocional dhe social të individit.
- Sigurojë një ambient të shëndetshëm psikologjik për të gjithë komunitetin universitar.
- Ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e vështirësive psikologjike që mund të ndikojnë në performancën akademike dhe jetën personale.
Shërbimi bazohet në parime profesionale, etike dhe konfidencialitet të plotë.
Kontaktet e Zyrave të Shërbimit Psikologjik në Fakultete:
- Fakulteti Ekonomisë: Ermira Hoxha – ermira.hoxha@unitir.edu.al
- Fakulteti i Drejtësisë: Ilir Dyrmishi – ilir.dyrmishi@fdut.edu.al
- Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë: Elsa Kera – elsa.kera@unitir.edu.al
- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: Pamela Kofsha – pamela.kofsha@unitir.edu.al
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës: Armela Qafoku – armela.qafoku@fshn.edu.al
- Fakulteti i Shkencave Sociale: Ejona Vila – ejona.vila@unitir.edu.al
Shënim: Studentët mund të marrin shërbim vetëm duke i’u drejtuar nga adresa e tyre zyrtare, e cila u vë në dispozicion nga fakulteti përkatës.
Zyrat e Karrierës në Universitetin e Tiranës
Universiteti i Tiranës, për të mbështetur studentët në zhvillimin profesional, ka ngritur Zyrat e Karrierës pranë fakulteteve të tij. Këto zyra ofrojnë orientim për karrierën, informacione mbi praktikat profesionale dhe lidhje me tregun e punës, duke lehtësuar tranzicionin nga studimet drejt punësimit.
Objektivat kryesore të Zyrave të Karrierës:
- Zhvillimi Profesional: Trajnime dhe burime për aftësi të rëndësishme për karrierë (CV, intervista, aftësi të buta si komunikimi dhe lidershipi).
- Eksplorimi i Karrierës: Këshillim karriere, vlerësime të interesave profesionale dhe informacione mbi tregun e punës.
- Ndërmjetësimi i Praktikave dhe Punësimeve: Lidhje midis studentëve dhe punëdhënësve përmes praktikës, stazheve, vendeve të punës, panaireve të punësimit dhe sesioneve rekrutimi.
- Rrjetëzimi Profesional: Ndihmë për ndërtimin e rrjeteve profesionale përmes mentorimit, lidhjes me alumnët dhe ngjarjeve profesionale.
- Përputhja e Aftësive me Tregun e Punës: Sigurimi që aktivitetet e Zyrave të jenë në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
Kontaktet e Zyrave të Karrierës sipas fakulteteve:
- Fakulteti Ekonomisë: Jonida Lama – jonida.lama@unitir.edu.al
- Fakulteti i Drejtësisë: Redona Shuperka – redona.shuperka@fdut.edu.al
- Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë: Blerina Gega – blerina.gega@fhf.edu.al, Eglenta Lici – eglenta.lici@fhf.edu.al
- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: Hesiona Berhomi – hesiona.berhomi@unitir.edu.al
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës: Arlinda Caci – arlinda.caci@fshn.edu.al, Albana Gjoçaj – albana.gjocaj@unitir.edu.al
- Fakulteti i Shkencave Sociale: Ertila Hebibasi – ertilahebibasi@gmail.com
Për të aksesuar adresësn tuaj të email-it, mund të ndiqni një informacion të shkurtër si më poshtë:
Kredencialet e aksesit për studentët, të ndarë sipas Fakulteteve, janë si më poshtë:
- emër_mbiemër.fdstudent@unitir.edu.al (Studentë të Fakultetit të Drejtësisë)
- emër_mbiemër.festudent@unitir.edu.al (Studentë të Fakultetit të Ekonomisë)
- emër_mbiemër.fshnstudent@unitir.edu.al (Studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës)
- emër_mbiemër.fhfstudent@unitir.edu.al (Studentë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë)
- emër_mbiemër.fgjhstudent@unitir.edu.al (Studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja)
- emër_mbiemër.fshsstudent@unitir.edu.al (Studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale)
- emër_mbiemër.isestudent@unitir.edu.al (Studentë të Fakultetit të Institutit të Studimeve Evropiane)
Fjalekalimi: ****** (Fjalëkalimi për secilin përdorues është dërguar në adresat tuaja personale).
- Të logohen me kredencialet e dhëna (p.sh nëse jeni studentë i Fakultetit të Drejtësisë) emer_mbiemer.fdstudent@unitir.edu.al
- Passwordi ka politika: të ketë minimumi 8 karaktere. (Gërma të mëdha, të vogla, numra si dhe pikësime.)
- Pas ndryshimit të passwordit, ju lutemi të jeni të vëmendshëm të mbani mend passwordin e ri që vendosni, pasi reset nuk lejohet dhe realizohet vetëm nga IT.
Ju lutemi, duhet pasur kujdes që në të dhënat tuaja “emër_mbiemër” të përdoren gërma të vogla dhe të zëvendësohen karakteret “ë” me “e” dhe “ç” me “c”.
Komunikimi me anë të postës elektronike me domain name unitir.edu.al (email-it), apo formave alternative të vendosur në dispozicion nga Univeristeti i Tiranës i referohet akteve ligjore, Statuti të UT-së, Rregulloreve si dhe Kodit të Etikës. Çdo veprim ose mosveprim në kundërshtim me këto akte në rast se nuk përbën vepër penale, ndëshkohet me masa disiplinore sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi.
Në Universitetin e Tiranës, ndihma teknike për platformat online mund të merret në disa mënyra:
- Zyra e IT-së / Shërbimi i Teknologjisë së Informacionit – çdo fakultet ka një njësi teknike që merret me mirëmbajtjen e sistemeve dhe ofron asistencë për studentët dhe stafin në përdorimin e platformave online (si portalet e studentëve, email-i institucional, apo platformat e mësimit online).
- Sekretaria Mësimore – nëse studentët hasin vështirësi me aksesin në sistemin e notave, regjistrimet, ose shërbimet online të fakultetit, mund të drejtohen pranë sekretarisë, e cila bashkëpunon me stafin teknik për zgjidhjen e problemeve.
- Faqja zyrtare dhe kanalet online të UT – shpesh publikohen udhëzues dhe manuale përdorimi për platformat elektronike të universitetit, ku studentët mund të gjejnë hapa konkretë për regjistrim dhe përdorim.
- Kontaktet zyrtare të fakultetit – përmes email-it institucional të fakulteteve ose numrave të kontaktit, studentët mund të raportojnë probleme teknike dhe të marrin mbështetje direkte.
Për informacion më të hollësishëm shih linkun me udhëzimet më poshtë:
https://tirana.al/Bashkia-Tiran%C3%AB/detaje-sherbimi/Konviktet/866
Po, në Universitetin e Tiranës funksionojnë organizata si Këshillat Studentore, të cilat ofrojnë mundësi për t’u angazhuar jashtë auditorit, për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të krijuar rrjete sociale e profesionale.
Këshillat e studentëve
- Këshillat e studentëve janë organizime të pavarura të studentëve të UT-së, të cilët përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e studentëve të UT-së në të gjitha programet e studimit.
- Këshillat e studentëve nuk zhvillojnë veprimtari politike, ekonomike apo të tjera jo në përputhje me normat e Statutit dhe të etikës.
- Ata kanë të drejtë të organizohen në nivel UT-je ose në nivel të njësive kryesore.
Veprimtaria e Këshillave të studentëve
- Këshillat e Studentëve e mbështesin veprimtarinë e tyre në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në këtë statut si dhe në aktet për organizimin dhe funksionimin e vet këshillave.
- Këshilli i Studentëve të UT-së harton dhe miraton statutin për funksionimin e tij. Këshillat e studentëve të njësive bazë hartojnë dhe miratojnë rregulloret për funksionimin e tyre në përputhje me statutin e Këshillit të studentëve të UT-së.
Funksionet e Këshillave të studentëve
Këshillat e studentëve të UT-së kanë të drejtë:
- Të promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe të koordinojnë përfaqësimin e tyre në organet e UT-së dhe njësive kryesore.
- Të shprehin mendime dhe propozime për programet e studimit të UT-së, rregulloret për veprimtaritë mësimore, si dhe të drejtën për të studiuar.
- Të japin opinionet e tyre për cilësinë e shërbimeve të ofruara nga njësitë kryesore dhe/ ose njësitë bazë.
- Të marrin pjesë në përcaktimin e tarifave të shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët dhe të bëjnë propozime në lidhje me to dhe me bilancet vjetore paraprake të shpenzimeve ose me ndarjen e burimeve financiare.
- Të organizojnë së bashku me njësitë kryesore ose vetëm veprimtari të ndryshme shkencore, shoqërore, kulturore, artistike, sportive etj.
Zgjedhja e Këshillave të studentëve
Këshillat e studentëve kanë mandat 2-vjeçar dhe anëtarët e tyre zgjidhen nga votat e të gjithë studentëve të UT-së ose njësisë kryesore. Rregullat në lidhje me procesin e votimit përcaktohen në rregulloren përkatëse.
Në Universitetin e Tiranës organizohen rregullisht evente kulturore dhe aktivitete jashtëshkollore, të cilat kanë për qëllim pasurimin e jetës studentore dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të studentëve.
Shembuj të aktiviteteve që zhvillohen:
- Festivale dhe aktivitete kulturore – ekspozita arti, shfaqje teatrale, ditë kulturore të organizuara nga fakultetet ose klubet studentore.
- Aktivitete sportive – kampionate mes fakulteteve në futboll, basketboll, volejboll dhe aktivitete rekreative në bashkëpunim me organizata studentore.
- Konferenca dhe debate studentore – aktivitete akademike që lidhen me fushën e studimeve dhe diskutimin e çështjeve shoqërore.
- Evente ndërkombëtare – ditë kulturore të huaja, projekte në kuadër të Erasmus+ dhe bashkëpunime me organizata rinore.
- Aktivitete vullnetarizmi dhe sociale – fushata ndërgjegjësimi dhe projekte komunitare.
Këto aktivitete u japin studentëve mundësinë të zhvillojnë aftësi organizative, komunikimi dhe bashkëpunimi, si edhe të krijojnë një përvojë më të plotë universitare përtej auditorit.
Eventet dhe aktivitetet shpallen rregullisht në faqet zyrtare të fakulteteve dhe në kanalet sociale të Universitetit të Tiranës.
Studenti i Universitetit të Tiranës ka të drejtë të kërkojë pezullim ose tërheqje nga studimet, sipas parashikimeve të rregullores akademike.
Sipas nenit 78 të Rregullores së Universitetit të Tiranës:
1. Arsyet e pezullimit
Studenti mund të kërkojë pezullim të studimeve vetëm në rastet:
- Sëmundje afatgjata, të vërtetuara me raport nga komisioni mjeko-ligjor.
- Fatkeqësi familjare ose kushte ekonomike të vështira, të dokumentuara nga pushteti vendor.
- Dënim me burgim për vepër penale të rëndë, sipas Kodit të Procedurës Penale.
- Ndjekje studimesh/kualifikimesh në institucione të tjera të arsimit të lartë, brenda ose jashtë vendit (me përjashtim të rasteve të veçanta të parashikuara në rregullore).
2. Kohëzgjatja dhe miratimi
- Deri në 3 vjet → miratohet nga drejtuesi i njësisë kryesore (fakulteti).
- Deri në 5 vjet → miratohet nga Rektori.
- Afati i pezullimit fillon ditën pas miratimit zyrtar. Nëse studenti nuk e respekton këtë, mban vetë përgjegjësi për pasojat.
Studentët që kanë pezulluar studimet, kanë të drejtë të rikthehen dhe t’i vijojnë ato sipas rregullores së UT-së:
1. Rikthimi pas pezullimit
- Bëhet vetëm në fillim të semestrit.
- Afati maksimal për rikthim është jo më vonë se 1 muaj nga fillimi i semestrit.
2. Detyrimet akademike
- Studentit i njihen të gjitha detyrimet e kryera para pezullimit.
- Pas rikthimit, ai ndjek planin mësimor që është në fuqi në atë moment.
3. Afati maksimal i studimeve
- Periudha e pezullimit nuk llogaritet në kohëzgjatjen maksimale të studimeve.
Për të verifikuar notat apo rezultatet e provimeve në UT ju mund të ndiqni mënyrat si më poshtë:
1. Nëpërmjet platformës online të studentit
Logimi në sistem
- Hyni në faqen zyrtare të e-Student.
- Klikoni mbi butonin “Identifikim nëpërmjet e-Albania”.
- Vendosni kredencialet tuaja personale (username dhe fjalëkalim) të llogarisë e-Albania.
- Klikoni butonin “Hyr”.
- Pas identifikimit të suksesshëm, sistemi ju ridrejton në faqen kryesore të e-Student ku mund të konsultoni edhe notat për provimet që keni kryer.
2. Sekretarisë mësimore
Nëse keni pasiguri ose nuk shfaqet nota online, mund të kërkoni verifikim pranë sekretarisë së fakultetit.
Studenti i interesuar për ndryshimin e gjeneraliteteve duhet të dorëzojë pranë Rektoratit të UT-së dokumentacionin dhe të ndjekë procedurën si më poshtë:
- Vërtetim i lëshuar brenda 3 (tre) muajve të fundit nga Fakulteti përkatës i studentit.
- Certifikatë martesore ose tjetër dokument certifikues i të dhënave që do ndryshohen, lëshuar brenda 3 (tre) muajve të fundit.
- Plotësimi në Rektorat me shkrim dore i një formulari për ndryshimin e gjeneraliteteve.
- Kryerja e pagesës së tarifës për aktet administrative prej 400 lekë (të reja) në Bankën Credins (Mandat pagesa tërhiqet në Rektorat ose online në linkun: https://unitir.edu.al/mbi-proceduren-dhe-dokumentacionin-e-kerkuar-per-ndryshimin-e-gjeneraliteteve-ne-universitetin-e-tiranes/).
- Pas dorëzimit të këtyre dokumentave në Rektoratin e UT-së, Rektorati i përcjell Fakultetit përkatës dokumentacionin e nevojshëm për ndryshimin e gjeneraliteteve. Pas 10 (dhjetë) ditësh nga dorëzimi i dokumentave në Rektorat, studenti duhet të interesohet pranë Fakultetit nëse ndryshimi i gjeneraliteteve është kryer.
o studime me kohë të plotë;
o studime me kohë të zgjatur;
Studenti kalon nga viti i dytë në vitin e tretë, kur ka siguruar të paktën 60 (gjashtëdhjetë) kredite të lëndëve të planit mësimor të vitit të parë dhe të dytë. Kur kjo mundësi nuk përmbushet, studenti në vitin pasardhës ndjek lëndët e mbetura të vitit të parë dhe/ose të dytë.
Studenti i vitit të fundit që në përfundim të provimeve të vitit rezulton me deri në 30 kredite të pashlyera, ka të drejte t’i likujdojë ato përpara sezonit të diplomimit, në një periudhe të caktuar nga dekanati/drejtoria, në marrëveshje me njësinë përkatëse të programit të studimit. Studenti që shlyen këto detyrime, lejohet të hyjë në provimin përfundimtar të diplomës. Në rast të kundërt, i lind e drejta e shlyerjes së tyre në sezonin pasardhës të riprovimeve.
Këto kërkesa janë të vlefshme për programet në të tria ciklet e studimit, me përjashtim të programit të studimit të doktoratës.
Studenti lejohet të hyjë në mbrojtjen e diplomës, pasi ka fituar të gjitha kreditet e parashikuara në programin e studimit.
