Projekti Re@WBC kishte si objektiv kryesor kontributin në rritjen e potencialit kërkimor për kërkuesit shkencorë në universitetet e Ballkanit Perëndimor në përputhje me strategjitë kombëtare dhe ato të Bashkimit Europian. Në përmbushje të këtij objektivi u realizuan aktivitete të ndryshme për të përmirësuar procedurat dhe praktikat për menaxhimin e punonjësve kërkimorë në universitetet partnere.
Një proçes i vazhdueshëm i trajnimit dhe informimit të punonjësve të rinj kërkimorë synonte nxitjen e rritjes profesionale dhe në krijimin e mundësive për ta. Përmbushja e këtij u arrit nëpërmjet një grupi aktesh ligjore universitare në përputhje me menaxhimin e potencialit të punonjësve kërkimorë dhe kërkimit shkencor si dhe një rritje të nivelit profesional të punonjësve kërkimorë nëpërmjet trajnimeve të ndryshme.
Puna u përqëndrua tek:
- Përmirësimi i politikave dhe praktikave për kërkimin shkencor duke i harmonizuar ato me standartet dhe strategjitë Evropiane për punonjësit kërkimorë;
- Rritja e zhvillimit të karrierës dhe krijimin e mundësive për kërkuesit shkencorë përmes përmirësimit të aftësive të transferueshme;
- Nxitja e bashkëpunimit rajonal për të harmonizuar potencialet e punonjësve kërkimorë dhe për ndërgjegjësimin e mëtejshëm ndaj parimeve për kërkimin shkencor.
Për realizimin e synimeve të mësipërme, u ndërmorën një sërë veprimtarish duke nisur nga përgatitja apo përmirësimi i një sërë aktesh nënligjore dhe dokumentave të qenësishëm në lidhje me kërkimin shkencor si dhe nëpërmjet trajnimeve të ndryshme. Trajnimet u realizuan për stafin administrativ, punonjësit kërkimorë si dhe pedagogët e rinj.
Puna tre vjeçare për realizimin e projektit, u nda në 6 paketa, të cilat në vetvete përfshinin një sërë çështjes si:
- Menaxhimi i universitetit;
- Krijimi dhe adaptimi i një sërë ligjesh;
- Trajnime për stafin administrativ dhe atë akademik;
- Përmirësimi i procedurave për komisionet e etikës;
- Trajnime për metodologjinë e kërkimit shkencor;
- Përgatitja e raporteve për cilësinë;
- Raportime të vazhdueshme gjatë gjithë procesit;
- Zhvillimi i standarteve, diskutime dhe vlerësime;
Projekti ishte planifikuar të mbyllej në datë 14 Tetor 2018, por u shty deri më 14 Prill 2019, në mënyrë që tu krijohej mundësi disa prej universiteteve që të përmbushnin objektivat e caktuar.
Gjatë periudhës 6 mujore u dërguan raporte përkatëse për një sërë objektivash të projektit që lidheshin me procedurat e promovimit akademik, procedurat e këshillit të etikës dhe bashkëpunimin me diasporën shkencore.
Në përmbushje të objektivave të projektit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja filluan procedurat për pilotimin e sistemit të këshillimit të karrierës akademike.
Në Janar 2019 u bë dhe prezantimi tek studentët e nivelit Master dhe tek pedagogët e FGJH-së të: “Academic Guidebook for Young Researchers” që është një udhëzues i vlefshëm për kërkuesit e rinj në funksion të punës së tyre kërkimore. Universitetit të Tiranës ju caktua të punojë me kapitullin e gjashtë të tij që lidhet me shkrimin e tezës së doktoraturës. Përveç prezantimit në fakultet ky udhëzues është shpërndarë nëpër fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës për t’u vënë në dispozicion të kërkuesve të rinj.
Në Mars 2019 është dorëzuar dhe raporti i tretë vjetor, ku trajtohen në detaje të gjitha aktivitetet e realizuara dhe produktet e nxjerra në përmbushje të objektivave të projektit.
Raporti përfundimtar nga ana e Universitetit koordinator të Nish-it, është përcjellë në zyrën përkatëse të EACEA –s në Buruksel në Qershor 2019.