Takimi i 38-të i Task Forcës së UNECE ICP Vegjetacioni në Tiranë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Takimi i 38-të i Task Forcës së UNECE ICP Vegjetacioni në Tiranë

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ishte mikpritës i takimit të 38-të të Task Forcës së UNECE ICP Vegjetacioni, një program që monitoron ndikimin e ndotjes së ajrit në bimësi dhe kontribuon në hartimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit.

 

• Temat kryesore të diskutuara:

– Ndikimi i ozonit në ekosisteme dhe skenarët e ardhshëm

– Efektet e azotit dhe metaleve të rënda në bimësi

– Myshqet si biomonitor për ndotjen në Evropë

 

• Gjetjet kryesore:

– Përqendrimet më të ulëta të metaleve të rënda janë gjetur në veri dhe perëndim të Evropës, ndërsa më të lartat në juglindje.

– Disa metale tregojnë ndotje nga burime të veçanta rajonale, ndërsa të tjerat kanë ndikim ndërkufitar.

– Që nga vitet 1990, ndotja nga metale si plumbi (-82.6%) dhe kadmiumi (-62.7%) ka pësuar një rënie të dukshme.

 

Të pranishëm në këtë seminar ishin: Zëvendësrektorja e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Anila Paparisto, Dekania e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Prof. Dr. Eglantina Kalluci, pedagogë të tjerë të FSHN, si Prof. Dr. Pranvera Lazo, Prof. Assoc. Dr. Ana Kapaj, Dr. Felicity Hayes (Kryetare e ICP Vegetation), dhe stafi akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës

 

Studimet vazhdojnë për të mbështetur përpjekjet globale në uljen e ndotjes dhe përmirësimin e politikave mjedisore.

 

Më shumë informacion: http://icpvegetation.cch.ac.uk