Aleanca UNINOVIS - UNIVERSITETI I TIRANËS

Aleanca UNINOVIS

Aleanca Uninovis

UNINOVIS është një aleancë që përfshin tetë universitete evropiane, ndër të cilat bën pjesë edhe Universiteti i Tiranës. Aleanca synon të promovojë arsimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin në fushën e shkencës së aplikuar të të dhënave, duke u bërë kështu një faktor nxitës për ndryshime të rëndësishme në arsimin e lartë evropian.

Çfarë është UNINOVIS?

Në Aleancën UNINOVIS bëjnë pjesë rreth 150 000 studentë dhe 13 300 punonjës akademikë dhe administrativë. Aleanca e ka nisur zyrtarisht aktivitetin e saj në vitin 2025, duke krijuar një hapësirë të përbashkët evropiane për bashkëpunim akademik, kërkimor dhe inovativ.

Përmes UNINOVIS-it, studentët, stafi akademik dhe palët e tjera të interesuara të universiteteve partnere mund të shkëmbejnë njohuri dhe të ndihmojnë me zgjidhje konkrete për të përmbushur nevojat teknologjike dhe shoqërore. Aleanca synon të forcojë ndjeshëm bashkëpunimin evropian në arsim dhe kërkim shkencor, duke mbështetur gjerësisht lëvizshmërinë fizike dhe virtuale.

Pas përfundimit të periudhës së parë katërvjeçare të financimit, UNINOVIS-i synon të sigurojë fonde të mëtejshme dhe të zgjerojë aktivitetin e vet. Aktivitetet aktuale përbëjnë vetëm fillimin e një modeli të ri të arsimit të lartë evropian, ku mësimdhënia dhe kërkimi shkencor lidhen gjithnjë e më shumë me zhvillimet teknologjike dhe nevojat e shoqërisë.

Students collaborating

Universiteti i Tiranës në UNINOVIS

Universiteti i Tiranës po punon ngushtë me universitetet e tjera partnere të UNINOVIS-it për të zhvilluar aktivitete e për të ndërmarrë nisma të përbashkëta, ndër të cilat përfshihen:

– Krijimi dhe zbatimi i Diplomës së Përbashkët UNINOVIS, si dhe ofrimi i mikrokredencialeve në fushën e të dhënave, në funksion të zhvillimit të aftësive, të inovacionit dhe të punësimit.

– Krijimi i diplomave të përbashkëta midis partnerëve në fusha të ndryshme.

– Marrëveshje Erasmus+ dhe aplikime të përbashkëta për projekte lëvizshmërie.

– Propozime për partneritete bashkëpunimi.

– Etj.

Objektivat afatgjata të UNINOVIS

Data for LIFE

UNINOVIS

Qëllimi i UNINOVIS-it është të krijojë një aleancë të fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet tetë universiteteve evropiane, që të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2028. Aleanca ka katër objektiva kryesorë.

  • - Të mësuarit gjatë gjithë jetës (L – Lifelong learning)

    Të ofrojë mundësi për të mësuar gjatë gjithë jetës në fushën e menaxhimit dhe të analizës së të dhënave, duke i ndihmuar studentët dhe stafin akademik që të përshtaten me nevojat në zhvillim të tregut të punës dhe të shoqërisë.

  • - Inovacioni dhe integrimi (I – Innovations and integration)

    Të forcojë bashkëpunimin midis universiteteve për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe inovacionin.

  • - Nxitja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital (F – Fostering green and digital transition)

    Të nxitë tranzicionin e gjelbër dhe digjital për një zhvillim të qëndrueshëm, si brenda aleancës, ashtu edhe në shoqëri në tërësi, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të avancuara dhe praktikave të qëndrueshme.

  • - Ekselenca evropiane (E – European excellence)

    Të arrijë dhe të ruajë standarde të larta në cilësi dhe ekselencë në përdorimin, sigurimin dhe në përpunimin e të dhënave, sipas modelve më të mira evropiane.

  • - Për më shumë informacion: Faqja web e UNINOVIS, web portal and by subscribing to the e-newsletter.

UNINOVIS Logo

Partnerët e asociuar  dhe ata mbështetës

Universitetet bashkëpunuese me Aleancën:

Caucasus University, Georgia
Interdisciplinary Transformation University, Austria
National Technical University Kharkiv Polytechnic Institute, Ukraine
ISAVE – Instituto Superior de Saúde, Portugal

Partnerët e asociuar të UT-së:

National Agency for Scientific Research and Innovation
National Institute of Statistics Albania
Chamber of Commerce and Industry of Tirana
Startup Albania

Partnerët mbështetës të UT-së:

EU4INNOVATION

Koordinatorja e Aleancës për UT

Prof. Asoc.Dr. Eglantina Gishti

eglantina.gishti@unitir.edu.al

University of Tirana

Përmbajtja e kësaj faqeje pasqyron vetëm pikëpamjet e autorit dhe mbetet përgjegjësi e tij ekskluzive. Komisioni Evropian dhe Agjencia nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për çfarëdo përdorimi që mund t'i bëhet informacionit të përfshirë në këtë faqe.

Uni Education by Shark Themes