Akte & Rregullore
Rregullore “PËR PARANDALIMIN E PLAGJIATURËS NË UNIVERSITETIN E TIRANËS”
Miratuar me Vendim të Senatit Akademik nr. 5, datë 23.02.2026.
Qëllimi
- Kjo rregullore ka për qëllim vendosjen e një kuadri të unifikuar institucional për parandalimin, identifikimin, verifikimin dhe trajtimin e plagjiaturës, në të gjitha format e veprimtarisë akademike, mësimore dhe kërkimore-shkencore në Universitetin e Tiranës (UT).
- Ajo synon garantimin e integritetit akademik dhe shkencor, respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, mbrojtjen dhe forcimin e reputacionit akademik të UT-së si institucioni kryesor i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri.
- Dispozitat e kësaj rregulloreje bazohen në legjislacionin kombëtar në fuqi dhe janë të harmonizuara me standardet dhe praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e etikës dhe integritetit në kërkimin shkencor, duke theksuar parandalimin, edukimin, transparencën, të drejtën për proces të rregullt dhe aplikimin e masave disiplinore proporcionale.
Dokumente
Shkarkoni dokumentin zyrtar në format PDF.
Aksesueshmëria: Dokumenti gjendet në format .pdf.
