Njoftim për të gjithë maturantët të cilët nuk janë regjistruar ende në një program studimi. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim për të gjithë maturantët të cilët nuk janë regjistruar ende në një program studimi.

 

 

Njoftim për të gjithë maturantët të cilët nuk janë regjistruar ende në një program studimi.

Të dashur maturantë që akoma nuk jeni regjistruar në një program studimi në institucionet e arsimit të lartë (IAL), Universiteti i Tiranës ka kuota të lira në programet e tij të studimit.

Në periudhën 13 – 24 tetor 2025, Ju ftoj të zgjidhni programet e Universiteti të Tiranës dhe të ndiqni procedurat përkatëse të regjistrimit, për t’u bërë pjesë e institucionit më të vjetër, më të madh dhe lider në vend.

Ju urojmë mirëseardhjen në familjen e madhe të UT-ës!

Rektori i Universitetit të Tiranës,
Prof. Dr. Artan HOXHA
 

Informacion për kandidatët e interesuar

Kandidatët që dëshirojnë të ndjekin programet e studimit në Universitetin e Tiranës, pavarësisht nëse kanë zgjedhur apo jo një nga programet e tij gjatë fazave paraprake të aplikimit, kandidatët e çregjistruar, si dhe kandidatët e evidentuar në portalin U-Albania si të paregjistruar në asnjë program studimi, janë të ftuar të paraqiten pranë fakulteteve përkatëse të Universitetit të Tiranës për t’u regjistruar në programet ku ka vendet e lira, gjatë periudhës 13–24 tetor 2025.

Gjithashtu, bazuar nër Urdhrin nr. 214 dt. 08.10.2025, të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar në formularin A1Z më datë 14 tetor 2025, mund të aplikoni në programet e studimit të Universitetit të Tiranës në periudhën 15-24 tetor 2025 për ato programe ku ka ende kuota të lira.

Për të marrë informacion të përditësuar mbi kuotat e lira, afatet e regjistrimeve dhe procedurat përkatëse, kandidatët mund të informohen në mënyrë të vazhdueshme duke u paraqitur fizikisht pranë Fakulteteve të institucionit, në sekretaritë mësimore përkatëse.

👉
Klikoni këtu për të parë kuotat e lira sipas fakulteteve dhe programeve të studimit.

 

Kuota të lira pas përfundimit të raundit të dytë

Njësia Kryesore Emërtimi i programit të studimit Kuota të lira të mbetura
Fakulteti i Drejtësisë Drejtësi 43
Fakulteti i Ekonomisë Administrim Biznes 23
Fakulteti i Ekonomisë Ekonomiks 12
Fakulteti i Ekonomisë Financë 7
Fakulteti i Ekonomisë Informatikë Ekonomike 3
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë Histori 36
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë Gjeografi 78
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë Gjuhë-Letërsi 34
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë Gazetari dhe Komunikim 48
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore 27
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë Studime Ndërkombëtare (program i ri studimit 2025-2026) 28
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Biologji 49
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Bioteknologji 34
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Matematikë 14
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Fizikë 35
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Informatikë 3
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Kimi 44
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Inxhinieria dhe Kimia Ushqimore (2025-2026) 40
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Inxhinieri Kimike (2025-2026) 36
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Data Science dhe Inxhinieri Informatike (2025-2026) 5
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Teknologji Informacioni dhe Komunikimi 10
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Shkenca Natyrore dhe Mjedisore 32
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Kimi Farmaceutike 33
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike 21
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Gjuhë Angleze 28
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Gjuhë Frënge 33
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Gjuhë Gjermane 56
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Gjuhë Italiane 39
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Gjuhë Greke 10
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Gjuhë Turke 29
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Gjuhë Ruse 17
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Gjuhë Spanjolle 36
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Përkthim dhe Interpretim në Gjuhën Greke dhe Angleze 15
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e Shenjave Shqipe 3
Fakulteti i Shkencave Sociale Psikologji 3
Fakulteti i Shkencave Sociale Punë Sociale 18
Fakulteti i Shkencave Sociale Filozofi dhe Etikë Sociale 31
Fakulteti i Shkencave Sociale Sociologji 41
Fakulteti i Shkencave Sociale Shkenca Politike 42
Fakulteti i Shkencave Sociale Administrim dhe Politika Sociale 32
Filiali i UT-ës, Sarandë Administrim Biznes 40
Filiali i UT-ës, Sarandë Gjuhë Angleze 29

Uni Education by Shark Themes