Projekt financuar nga AKKSHI, Ndikimi i përdorimit të Teknologjisë së Informacionit në mësimdhënien dhe mësimnxënien e Matematikës në arsimin e mesëm shqiptar’ - UNIVERSITETI I TIRANËS

Projekt financuar nga AKKSHI, Ndikimi i përdorimit të Teknologjisë së Informacionit në mësimdhënien dhe mësimnxënien e Matematikës në arsimin e mesëm shqiptar’

Titulli:   Ndikimi i përdorimit të Teknologjisë së Informacionit në mësimdhënien dhe mësimnxënien e Matematikës në arsimin e mesëm shqiptar

Referencë: Nr. 963/8 Prot., datë 15.08.2023;

Kohëzgjatja: Shtator 2023 – Mars 2025;

Qëllimi i projektit është të japë zgjidhje konkrete për problemet e integrimit te Teknologjisë së Informacionit në kurrikulat e Matematikës të arsimit parauniversitar dhe në programet e studimit në sistemin universitar të cilat kanë pjesë të programit të tyre disiplina të ndryshme të Matematikës me synim që, duke i bërë ato pjesë të qenësishme të silabuseve, të reduktohen vështirësitë që paraqesin nxënësit dhe studentët në përvetësimin e koncepteve matematikore dhe në zgjidhjen e problemave matematikore.

Synimi: Të shqyrtojë ndikimin, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për integrimin e mjeteve digjitale në edukimin e matematikës në shkollat e mesme dhe universitetet e Shqipërisë.

Objektivat:

  •  Identifikimi i përdorimit të llojeve të software-ve të Teknologjisë të Informacionit që përdoren në disiplinën e Matematikës në disa sisteme arsimore (universitare dhe parauniversitare) në vend dhe jashtë tij.
  • Implementimi i Teknologjisë së Informacionit në kurrikulën e Matematikës në Shqipëri.
  • Identifikimi i efikasitetit të Teknologjisë së Informacionit në sistemin arsimor shqiptar.

Koordinator UT: Fakulteti i Shkencave të Natyrës;

Programi: Programi Kombëtar i Kërkimit Zhvillimit, AKKSHI;

Raport shkencor i projektit: Klikoni këtu për tu njohur me raportin

Uni Education by Shark Themes