Titulli i Disertacionit: Studimi i ekspozimit të fëmijëve, sipas grupmoshave,
ndaj aflatoksinës B1 dhe aflatoksinës M1 nëpërmjet dietës ushqimore
- Autori: Lorena Bekteshi
- Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti: Kimi
- Fusha e studimit: Kimi e aplikuar
- Data e publikimit: 27.04.2026
- Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Lorena Bekteshi
Publikuar nga Universiteti i Tiranës. Bazuar në aktet ligjore,
rregulloreve dhe politikave të UT-ës.
👉
Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
Abstrakt
Studimi i titulluar “Ekspozimi i fëmijëve, sipas grup-moshave, ndaj aflatoksinës B₁ dhe aflatoksinës M₁ nëpërmjet dietës ushqimore”, trajton një çështje me rëndësi të lartë në fushën e mbrojtjes së shëndetit dhe zhvillimit fiziologjik të fëmijëve, një grup moshë me rrezik të shtuar krahasuar me grup moshat e tjera të popullatës. Qëllimi i këtij kërkimi është të vlerësojë nivelin e ekspozimit të fëmijëve ndaj kontaminantëve ushqimore me origjinë natyrore, aflatoksinave nëpërmjet dietës ushqimore dhe të analizojë rrezikun e lindur nga ekspozimi afatgjatë për shëndetin e tyre, si në lidhje me zhvillimin (rritjen) normal, ashtu edhe me sëmundjet e caktuara.
Mykotoksinat, si metabolitë sekondarë të prodhuara nga gjini të ndryshme të myqeve, përbëjnë një nga grupet e kontaminantëve natyrorë në ushqime me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njeriut. Aflatoksinat, në veçanti aflatoksina B1 (AFB1), AFB2, AFG1 dhe AFG2, janë toksina natyrore të prodhuara nga specie të gjinisë Aspergillus, të cilat kontaminojnë një gamë të gjerë produktesh ushqimore si drithërat, arrat, produktet e miellit dhe qumështi me derivatet e tij.
Interes të veçantë përbën edhe aflatoksina M1, një metabolit toksik i prodhuar nga aflatoksina B₁ tek gjitarët dhe i sekretuar kryesisht nëpërmjet qumështit. Ato njihen për hepatotoksicitetin, kancerogjenezën dhe efektet imunosupresive. Efektet adverse në shëndet mund të manifestohen më rëndë te fëmijët për shkak të peshës trupore më të ulët dhe sistemit detoksifikues ende të paformuar plotësisht.
Efekte adverse si ato: neurotoksike, endokrine dhe imunologjike, mund të shfaqen deri në moshën 4 vjeç. Kjo evidenton rëndësinë që fëmijët të trajtohen si një nëngrup i veçantë në vlerësimet e rrezikut. Në këtë kontekst, studimi synon të përcaktojë përqendrimet reale të AFB₁ dhe AFM₁ në produktet ushqimore më të përdorura nga fëmijët në grupmosha të ndryshme dhe të llogarisë ekspozimin ditor të vlerësuar (EDI) për secilën kategori.
Krahasimi i të dhënave të marra me kufijtë e lejuar të përcaktuar nga legjislacioni vendor dhe ai ndërkombëtar, si Bashkimi Evropian dhe FAO, mundëson vlerësimin e riskut shëndetësor dhe identifikimin e produkteve me shkallë rreziku më të lartë ndotjeje. Studimi ka evidentuar dhe analizuar produkte të rëndësishme në dietën ushqimore të grup moshave të ndryshme për fëmijët, si drithërat e mëngjesit, qumështi dhe produktet e tij, sipas një plani kampionimi.
Metodat analitike kanë përfshirë kërkimet me kromatografi të lëngët me detektor me fluoreshencë (HPLC-FLD) dhe analizën imunoenzimatikë (ELISA), për përcaktimin sasior të aflatoksinave AFB₁, AFB₂, AFG₁ dhe AFG₂, në produktet ushqimore bazë drithi, dhe të aflatoksinës M₁ (AFM₁) në qumësht dhe nënprodukte të tij.
Rezultatet e kërkimit pritet të kontribuojnë në themelimin e një baze kombëtare të të dhënave mbi mykotoksinat në ushqime të ndryshme, në përmirësimin e politikave të sigurisë ushqimore për fëmijë, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit publik për rreziqet që lidhen me ekspozimin kronik ndaj aflatoksinave. Ky punim përfaqëson një kontribut origjinal shkencor dhe praktik në fushën e vlerësimit të rrezikut ushqimor dhe të mbrojtjes së shëndetit të popullatave të ndjeshme.
Drithëra për foshnje (me bazë qumështi): Nuk ka aflatoksina të dallueshme, MOE praktikisht e maksimale, shumë mbi 10,000. Drithërat Nestlé dhe drithërat gruri-thekër rezultuan me marzhe të forta sigurie, MOE > 17,000. Drithëra e mëngjesit me bazë misri të paketuar, rezultuan të sigurta, por MOE më të ulëta (~11,000–17,000). Drithëra misri të hapura dhe miell misri duhet të përbëjnë shqetësim, MOE < 1,000 dhe përparësi për monitorim dhe veprim politik.
Nga përllogaritja e MOE në rastin e konsumit të qumështit rezulton se të gjitha grupmoshat kanë vlerë të MOE shumë të ulët (100–150), duke treguar rrezik të konsiderueshëm nga qumështi i kontaminuar me AFM1. Kjo situatë është më kritike se drithërat, sepse konsumi i qumështit është i përditshëm dhe i lartë tek fëmijët.
Abstract
The study titled “Exposure of children, by age group, to aflatoxin B₁ and aflatoxin M₁ through the diet” addresses a vital health concern related to children’s physiological development, as this age group faces a higher risk compared to others in the population. This research aims to assess children’s dietary exposure to natural food contaminants, particularly aflatoxins, and to examine the health risks associated with long-term exposure, including impacts on normal growth and certain diseases.
Mycotoxins, secondary metabolites produced by various mold genera, are among the natural contaminants in foods that pose a significant threat to human health. Aflatoxins, especially aflatoxin B₁ (AFB1), AFB2, AFG1, and AFG2, are natural toxins produced by Aspergillus species contaminating a wide range of foods such as cereals, nuts, flour products, and milk and its derivatives.
Of particular concern is aflatoxin M1, a toxic metabolite of aflatoxin B₁ in mammals, primarily excreted in milk. These toxins are known for their hepatotoxic, carcinogenic, and immunosuppressive effects. Children may experience more severe health impacts due to lower body weight and immature detoxification systems.
Accordingly, the study aims to measure the actual concentrations of AFB1 and AFM₁ in the most commonly consumed foods by children across different age groups and to calculate the estimated daily intake (EDI) for each group. Comparing these data with permissible limits set by local and international regulations, such as those of the European Union and FAO, will support health risk evaluations and identify high-risk products.
The research has identified and analyzed key dietary items for children across various age groups, including breakfast cereals, milk, and other foods, collected according to a sampling plan. Analytical techniques employed include high-performance liquid chromatography with fluorescence detection (HPLC-FLD) and enzyme-linked immunosorbent assay (ELISA) to quantitatively measure aflatoxins AFB1, AFB2, AFG1, and AFG2 in cereal-based foods, as well as AFM1 in milk and its derivatives.
The findings from this study will contribute to the creation of a national mycotoxin database, enhance food safety policies for children, and raise public awareness of the risks associated with chronic aflatoxin exposure. This research provides an original scientific and practical contribution to food risk assessment and the protection of vulnerable populations’ health.
Infant cereals (milk-based): No detectable aflatoxins, MOEs practically and maximally well above 10,000. Nestlé cereals and wheat-rye cereals resulted in strong safety margins, MOEs > 17,000. Packaged corn-based breakfast cereals yielded safe MOEs (~11,000–17,000), which were lower than those for other cereals. Popcorn cereals and cornmeal should be of concern, MOEs < 1,000, and a priority for monitoring and policy action.
Calculations of MOEs for milk consumption indicate that all age groups have very low MOE values (100–150), indicating a significant risk from AFM1-contaminated milk. This situation is more critical than for cereals, because milk consumption is daily and high among children.
