Burime dhe biblioteka online në dispozicion të Universitetit të Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Burime dhe biblioteka online në dispozicion të Universitetit të Tiranës


Burime dhe biblioteka online në dispozicion të Universitetit të Tiranës

JSTOR

informacion

JSTOR Logo

Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me AADF, ka finalizuar marrëveshjen për abonimin në JSTOR.

Biblioteka digjitale JSTOR ofron më shumë se 12 milion artikuj akademikë,
85.000 libra dhe 2 milion dokumente në 75 disiplina.

JSTOR u jep mundësi stafit akademik dhe studentëve të kërkojnë në fusha si:
biznesi, teknologjia, ekologjia, shkencat sociale, historia, drejtësia etj.

Si të hyni nga jashtë rrjetit UT:

  1. Shkoni në faqen zyrtare të

    JSTOR
    .
  2. Në menunë Register, zgjidhni opsionin
    “Continue with Microsoft” dhe vendosni adresën zyrtare
    të postës elektronike të ofruar nga Universiteti i Tiranës.
  3. Pas këtij veprimi, ju do të keni akses në JSTOR dhe në krye të faqes
    do të shfaqet mesazhi:
    “Access provided by University of Tirana”.


Elsevier / Scopus
informacion

Elsevier Logo

Universiteti i Tiranës ka siguruar akses institucional në platformën ndërkombëtare
Elsevier, duke përfshirë databazën shkencore Scopus dhe shërbimin Scopus AI Foundation.

Ky akses u mundëson studentëve, stafit akademik dhe kërkuesve shkencorë të Universitetit
të Tiranës përdorimin e një prej platformave më të avancuara në nivel ndërkombëtar për
kërkimin shkencor, analizën bibliometrike, monitorimin e citimeve, identifikimin e revistave
të indeksuara dhe eksplorimin inteligjent të literaturës akademike përmes teknologjive të
inteligjencës artificiale.

Shërbimi mbështet zhvillimin e kërkimit shkencor, rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të
publikimeve të Universitetit të Tiranës dhe forcimin e proceseve të ndërkombëtarizimit dhe
cilësisë akademike.


Kliko këtu për të aksesuar platformën


Kliko këtu për tu informuar mbi Scopus


ScienceDirect Freedom Collection informacion

Elsevier Logo

Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Elsevier, ka siguruar akses provë pa pagesë për një periudhë njëmujore në platformën ndërkombëtare ScienceDirect Freedom Collection.
ScienceDirect Freedom Collection është një nga koleksionet më të mëdha të literaturës shkencore në nivel ndërkombëtar, duke ofruar akses në mijëra revista shkencore me tekst të plotë dhe miliona artikuj akademikë.
Kjo platformë mbështet procesin e mësimdhënies, kërkimin shkencor, përgatitjen e temave të diplomës dhe doktoraturës, si dhe zhvillimin e publikimeve shkencore me ndikim ndërkombëtar.


Kliko këtu për të aksesuar platformën ScienceDirect Freedom Collection


Kliko këtu për tu informuar mbi ScienceDirect Freedom Collection

U-library

informacion

U-library

U-library ofrohet nga Projekti për krijimin e Qendrës Ndëruniversitare të
Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik Universitar.

COBISS+

informacion

COBISS

COBISS+ u mundëson bibliotekave dhe përdoruesve qasje online në bazat
e të dhënave COBIB dhe bazat lokale.

Platforma është e disponueshme për studentë, profesorë dhe publikun.

Uni Education by Shark Themes