Listat e renditjes së aplikantëve për çdo program studimi në UT.
1. Fakulteti i Drejtësisë
2. Fakulteti i Ekonomisë
3. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
4. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
5. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
6. Fakulteti i Shkencave Sociale
7. Filiali i UT-së, Sarandë
Shënim:
- Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit në Fakultetin përkatës në datën 01 shtator 2021.
- Procesi i regjistrimit Raundi i parë: Në datat 2 deri 15 shtator 2021 (7 faza 48 orëshe; 02-03; 04-05; 06-07; 08-09; 10-11; 12-13; dhe 14-15), të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në sekretaritë mësimore të Fakultetit, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet. Secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes së fituesit të tij në njërin apo disa programe studimi, nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit.
- Aplikanti që është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë Fakultetit ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48 orësh. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë.
- Në rast se, pas çdo faze, konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues të rinj mund të regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë më datën 15 shtator 2021.