Agence Universitaire de la Francophonie (AUF) - UNIVERSITETI I TIRANËS

Agence Universitaire de la Francophonie (AUF)

Rrjet Universitar & Kërkimor

Agence Universitaire de la Francophonie (AUF)

Agence Universitaire de la Francophonie (AUF) është një rrjet ndërkombëtar i universiteteve dhe institucioneve arsimore që përdorin gjuhën frënge si mjet të arsimit dhe kërkimit shkencor. AUF ka për qëllim të promovojë bashkëpunimin akademik, shkencor dhe kulturor mes anëtarëve të saj dhe të mbështesë zhvillimin e arsimit të lartë dhe kërkimit në mbarë botën frankofone.

Objektivat kryesore të Agence Universitaire de la Francophonie (AUF)janë:

  • Nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar mes universiteteve frankofone;
  • Promovimi i mobilitetit të studentëve, pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë;
  • Mbështetja e projekteve kërkimore dhe inovative në arsimin e lartë;
  • Shkëmbimi i praktikave më të mira në fushën e mësimdhënies, menaxhimit universitar dhe zhvillimit të kapaciteteve;
  • Përforcimi i rolit të universiteteve frankofone në zhvillimet globale dhe në promovimin e gjuhës dhe kulturës franceze;

Universiteti i Tiranës, përmes Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe fakulteteve të tjera të tij, ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive në kuadër të projekteve të përbashkëta me Agence Universitaire de la Francophonie (AUF). Këto projekte kanë kontribuar në forcimin e kapaciteteve kërkimore, mësimore dhe inovative të institucionit tonë, duke promovuar ndërkombëtarizimin dhe bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, Universiteti i Tiranës ka marrë pjesë dhe ka fituar projektet e mëposhtme:

  • Mjetet gjuhësore dhe strategjitë e komunikimit për vlerësimin e trashëgimisë kulturore kombëtare materiale dhe jo materiale (PCMI, FGJH);
  • Consortium d’innovation pour construire des communautés participatives dans les universités d’Europe Centrale et Orientale (FGJH);
  • Përforcimi i aftësive në pedagogjinë dixhitale dhe mbrojtjen e të dhënave personale (FGJH);
  • Soutien aux Equipes de recherche en Europe centrale et orientale – INTICE SER-ECO (FGJH);
  • Intégration du numérique aux méthodologies de l’enseignement/apprentissage et défis de formation des enseignants – INTICE (FGJH);
  • Zhvillimi dhe gërshetimi i qasjeve të reja pedagogjike dhe teknologjike në mësimdhënien e gjuhëve të huaja në sistemin parauniversitar në Shqipëri, si një zgjidhje për periudhën post-Covid (FGJH);
  • Bëj sport çdo ditë jo vetëm 1 javë në vit (FGJH);
  • Traitement automatique des langues (TAL): Les outils informatiques dans le traitement de la langue: leur manipulation et utilisation en français appliqué (FGJH);
  • Si ta bëjmë trashëgiminë tonë kulturore të flasë? – Kreativitet dhe ndërmjetësim në njohjen e trashëgimisë kulturore (DRECO-7387, FGJH);
  • Lehtësimi dhe mbështetja e zgjerimit të Rrugëve Kulturore të Këshillit të Evropës në Web – EXITINCULTWEB (FHF);
  • Zhvillimi i shkencave në frëngjisht në ECO (FGJH);
  • Frankofonia dhe vlerësimi i Shqipërisë: Tradita, Moderniteti dhe Urat Kulturore (FGJH).
  • Përmes këtyre projekteve, Universiteti i Tiranës ka konsoliduar rolin e tij si një aktor kyç në fushën e kërkimit dhe mësimdhënies në gjuhën frënge, ka promovuar diversitetin kulturor dhe ka kontribuar në zhvillimin e praktikave inovative në pedagogji, shkencë dhe trashëgimi kulturore.

    Uni Education by Shark Themes