“Akademia e Inovacionit” – Shkolla Verore 4 mirëpret studentët e Universitetit të Tiranës në edicionin e 4-t të tij.
Apliko në: http://bit.ly/1OytkW9
Aplikimet priten deri në datën: 24.09.2015
E kthyer tashmë në një traditë, Shkolla Verore është iniciuar për herë të parë nga NES, Rrjeti i Studentëve Ekselent. Si një aktivitet i frytshëm që gërsheton njohuritë akademike me argëtimin dhe zbavitjen, fton të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës të marin pjesë.
Në edicionin e 4-t, jemi në Sarandë nga datat 01 deri më 04 Tetor ku 50 studentët aplikant të përzgjedhur do të ndjekin një program të pasur akademik me leksione mbi inovacionin dhe projektet që UT ofron për ta. Duke mbajtur këtë në mendje, ne duam të mbledhim në një vend individë të apasionuar, kurioz, dhe të talentuar nga fusha të ndryshme, të gatshëm për t’u bërë lider të ardhshëm dhe që janë në kërkim për mbështetje për idetë e projektet e tyre të startup me një potencial të rëndësishme për rritje.
Krahas zhvillimit dhe përmirësimit të aftësive komunikuese, analitike apo kritike të studentëve, mbrëmjeve do të organizohen festa që rrisin socializimin në grup si: “Traditionial night” ku studentët do të prezantojnë traditat e vendeve të origjinës, “White sensation Party” aty ku gjithçka zotërohet nga e bardha dhe “UT got talent” konkursi më emocionues i talenteve që Universiteti i Tiranës ka.
Në përfundim të shkollës, të gjithë studentët pjesëmarrës do të pajisen me Certifikatë.
Pjesëmarrja në këtë shkollë ka një fee prej 2,000 Lekë të reja.
Kjo fee përfshin transportin + akomodimin (full board).
Nuk ka kohë të mendohesh gjatë…Nxitoni të aplikoni sepse numri është i kufizuar.
Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni: qendrakarrieres.ut@gmail.com