Arbëreshët e Italisë: Një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut - UNIVERSITETI I TIRANËS

Arbëreshët e Italisë: Një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut

Konferenca do të zhvillohet më 19–20 shkurt 2026, në Departamentin e Arteve, Universiteti i Bolonjës, Itali, dhe organizohet nga Universiteti i Bolonjës dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër dhe Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, në kuadër të një projekti të përbashkët kërkimor mbi diasporën arbëreshe dhe shqiptare në Itali.
Qëllimi i konferencës është krijimi i një hapësire akademike ndërdisiplinore për studimin e trashëgimisë gjuhësore, historike, kulturore dhe etnokulturore të arbëreshëve të Italisë dhe të diasporës së re shqiptare, me fokus të veçantë në temat si:
·         historia dhe shtrirja e vendbanimeve arbëreshe;
·         dygjuhësia dhe dykulturësia shqip–italisht;
·         onomastika, toponimia dhe kontakti gjuhësor;
·         letërsia, përkthimet dhe studimet albanologjike;
·         ndërveprimi mes diasporës historike arbëreshe dhe emigracionit shqiptar të dekadave të fundit.
Konferenca mbulon shpenzimet e akomodimit për një natë për të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar rregullisht që e kërkojnë këtë dhe punimet e të cilëve pranohen për prezantim.
Gjatë zhvillimit të sesioneve të Konferencës do të ofrohen shërbime ushqimi (coffee break) për pjesëmarrësit, sipas programit të përcaktuar nga organizatorët.
Artikujt e paraqitur në Konferencë do t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi dhe do të publikohen vetëm nëse përmbushin kriteret e përcaktuara të botimit, në një vëllim që do të përfshihet në treguesit kryesorë shkencorë ndërkombëtarë, përveç shpërndarjes së zakonshme librore.
Gjuhët zyrtare të konferencës janë shqipja, italishtja dhe anglishtja.

Afati për dorëzimin e abstrakteve është 12 janar 2026, ndërsa njoftimet për pranimin do të dërgohen deri më 30 janar 2026.

CfP CONVEGNO BOLOGNA – EN,AL,IT FINALIZZATA (2)

Uni Education by Shark Themes