Komisionet e Përhershme dhe Këshilli i Etikës
Komisionet e përhershme janë organe kolegjiale të krijuara në nivel institucional dhe në nivel të njësisë kryesore, që lidhen kryesisht me kualifikimin shkencor dhe promovimin akademik, garantimin e standardeve të cilësisë të institucionit dhe programeve të studimit, me mbarëvajtjen e veprimtarisë së tij dhe marrëdhëniet me studentët, në përputhje me misionin dhe politikat e institucioni. Komisionet e përhershme e ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe marrin vendime sipas kompetencave të parashikuara në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe në këtë Statut, ose i propozojnë mbledhjes së Senatit Akademik miratimin e vendimeve që janë në kompetencë të kësaj të fundit.
- Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik të UT-së
- Komisioni i Mbarëvajtjes së Veprimtarisë dhe Marrëdhënieve me Studentët
- Komisioni i Përhershëm për Sigurimin e Standardeve të Cilësisë
- Komisioni i Përhershëm të Kurrikulës
- Këshilli i Etikës