Balkan Universities Association (BUA) - UNIVERSITETI I TIRANËS

Balkan Universities Association (BUA)

Rrjet Universitar & Kërkimor

Balkan Universities Association (BUA)

Balkan Universities Association (BUA) është një rrjet bashkëpunimi që bashkon universitetet nga vendet e Ballkanit, me synimin për të forcuar lidhjet akademike, shkencore dhe kulturore në rajon. Ky asociacion synon të krijojë ura bashkëpunimi mes institucioneve të arsimit të lartë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në procesin e integrimit evropian të rajonit..

Objektivat kryesore të Balkan Universities Association (BUA) janë:

  • Nxitja e bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet universiteteve të rajonit;
  • Promovimi i mobilitetit të studentëve, stafit akademik dhe administrativ;
  • Shkëmbimi i praktikave më të mira dhe përvojave të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë;
  • Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta shkencore, konferencave dhe projekteve kërkimore;
  • Forcimi i rolit të universiteteve të Ballkanit në kuadër të zhvillimeve evropiane dhe globale.

Universiteti i Tiranës është pjesë aktive e BUA, duke kontribuar në projekte dhe iniciativa të përbashkëta me universitetet e tjera të Ballkanit. UT ka mbajtur presidencën e BUA-së nga qershor 2023 deri në qershor 2024, dhe gjatë kësaj periudhe ka organizuar konferencën “Balkans’ European Integration Process: Promotion of Tourism in Balkans”, duke nxitur bashkëpunimin rajonal, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e arsimit të lartë në rajon.
Përmes këtij angazhimi, UT synon të rrisë bashkëpunimin rajonal, të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë dhe të krijojë më shumë mundësi për studentët dhe stafin e tij akademik

Uni Education by Shark Themes