Ditën e Premte më datë 26 Qershor 2015, ora 10:00, tek Salla e Senatit (Rektorat, Universiteti i Tiranës) Instituti Konfuci i Universitetit të Tiranës, organizon Ceremoninë e Dhënies së Certifikatave për grupin e dytë të studentëve, të cilët kanë përfunduar me sukses nivelin e parë të gjuhës kineze.
Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar në vitin 2013. Qëllimi i këtij Instituti është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Që prej themelimit ky Institut numëron rreth 600 studentë, të cilët kanë ndjekur leksionet e gjuhës kineze.
Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë: Shkëlqesia e Saj Znj. Jiang Yu, Ambasadorja e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri; Prof.Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës; zv/Rektorët e Universitetit të Tiranës; Dekanët; Anëtarët e Bordit Drejtues të Institutit Konfuci-UT, pedagogë, studentë, etj
Ju lutem, konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj në: blerina.hoxha@unitir.edu.al
Faleminderit!