CMS UT – Bashkëpunimi i Universitetit të Tiranës me CERN
CMS UT përfaqëson angazhimin e Universitetit të Tiranës në Bashkëpunimin CMS (Compact Muon Solenoid) pranë CERN-it, organizata ndërkombëtare e kërkimit fizik të pjesicave me seli në Gjenevë, Zvicër. Universiteti i Tiranës është anëtar i asociuar i këtij bashkëpunimi. Ky angazhim u mundëson studentëve, pedagogëve dhe kërkuesve të UT-së të marrin pjesë në eksperimente dhe projekte ndërkombëtare në fushën e fizikës së lartë dhe shkencave të natyrës.
Objektivat kryesore të CMS UT – Bashkëpunimi i Universitetit të Tiranës me CERNjanë:
- Përfshirja e studentëve dhe stafit akademik të UT-së në eksperimente dhe projekte kërkimore ndërkombëtare;
- Promovimi i shkëmbimit të njohurive dhe përvojave me institucionet kërkimore më prestigjioze ndërkombëtare;
- Nxitja e zhvillimit të kapaciteteve kërkimore dhe teknologjike në Universitetin e Tiranës;
- Mbështetja e inovacionit dhe pjesëmarrjes aktive të UT-së në komunitetin global të fizikës së pjesicave;
- Rritja e dukshmërisë ndërkombëtare të UT-së në fushën e shkencave të natyrës dhe teknologjisë;
Përmes pjesëmarrjes në CMS CERN, Universiteti i Tiranës siguron mundësi të veçanta për studentët dhe stafin akademik për të marrë përvojë në projekte kërkimore ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri dhe rajon. Çdo vit, tre anëtarë të stafit akademik nga Departamenti i Fizikës marrin pjesë aktivisht në aktivitetet dhe eksperimentet e bashkëpunimit CMS, duke forcuar kapacitetet shkencore të UT-së dhe rritur profilin ndërkombëtar të institucionit..