🇦🇱 Versioni në Shqip
Titulli i projektit: “Konsolidimi dhe zgjerimi i rrjetit të bashkëpunimit dhe zhvillimit për zhvillim njerëzor dhe të qëndrueshëm”
Universiteti i Pavias, me mbështetjen e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), ka nisur një projekt trevjeçar “Konsolidimi dhe zgjerimi i rrjetit të bashkëpunimit dhe zhvillimit për zhvillim njerëzor dhe të qëndrueshëm”. Qëllimi i projektit është forcimi dhe zgjerimi i Rrjetit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit (CDN) – një rrjet ndërkombëtar universitetesh të përkushtuara në formimin e profesionistëve të ardhshëm në fushën e zhvillimit njerëzor dhe të qëndrueshëm.
Si pjesë e këtij zgjerimi, Shqipëria i bashkohet CDN-së si partner i ri përmes Universitetit të Tiranës. Projekti do të realizojë një studim fizibiliteti për mundësinë e krijimit të një programi të ri masteri në fushën e bashkëpunimit dhe zhvillimit, duke iu përgjigjur rolit gjithnjë e më të madh të Shqipërisë në zhvillimin rajonal dhe politikat e integrimit në BE. Kjo iniciativë përfaqëson një mundësi të rëndësishme për ndërtimin e kapaciteteve kombëtare në menaxhimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe për krijimin e mundësive të reja akademike dhe profesionale për studentët dhe profesionistët në Shqipëri.
Në të gjithë rrjetin, projekti do të realizojë dy edicione të programeve të studimit master në secilin nga shtatë universitetet e CDN-së, do të ofrojë 72 bursa të plota për studentët dhe 14 mobilitete për pedagogë të universiteteve të CDN-së, do të promovojë kërkimin shkencor në fushën e bashkëpunimit dhe zhvillimit dhe do të organizojë pesë shkolla verore/ëorkshope. Projekti do të koordinohet nga Universiteti i Pavias nëpërmjet Qendrës për Angazhim Strategjik Global (GLOBEC), duke siguruar bashkëpunim të ngushtë midis të gjitha institucioneve partnere.
English Version
Project title: “Consolidation and expansion of the cooperation and development network for human and sustainable development”
The University of Pavia, with support from the Italian Agency for Development Cooperation (AICS), has launched a three-year project “Consolidation and expansion of the cooperation and development network for human and sustainable development”. The goal of the project is to strengthen and expand the C
ooperation and Development Network (CDN) – an international network of universities committed to training future professionals in human and sustainable development.
As part of this expansion, Albania joins the CDN as a new partner through the University of Tirana. The project will conduct a feasibility study for establishing a new master’s Program in Cooperation and Development in Tirana, responding to Albania’s growing role in regional development and EU integration policies. This represents a significant opportunity to build national capacity in sustainable development management and to create new academic and professional pathways for Albanian students and practitioners.
Across the network, the project will deliver
two editions of the Master Programs in each of the seven CDN Universities, award 72 full scholarships for students and 14 mobilities for lecturers moving between the different CDN universities, promote collaborative research, and organize five specialized summer schools/workshops. The project will be coordinated by the University of Pavia, through its Centre for Global Strategic Engagement (GLOBEC).
