Sot, Drejtoria e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë priti grupin e parë të studentëve incoming në Universitetin e Tiranës për semestrin e dytë, të cilët vijnë përmes programit Erasmus+ nga institucionet partnere.
Gjatë seancës orientuese dhe informuese, Dr. Erida Elmazi foli me studentët, duke i njohur ata me:
-
Njësitë dhe projektet e UT
-
Funksionimin e programit Erasmus+
-
Procedurat për akomodimin, çështjet administrative dhe dokumentacionin e nevojshëm për lejen e qëndrimit
-
Programin e studimit që po ndjekin në UT në gjuhën angleze
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe projektit ESN+AIR, rrjetit të studentëve Erasmus+, duke i ofruar studentëve mundësinë për të integruar përvojën e tyre në jetën akademike dhe sociale në UT.
