Enxhia SALA - Vlerësimi dhe përmirësimi i sjelljes së sigurisë së informacionit të përdoruesve të telefonave inteligjentë   - UNIVERSITETI I TIRANËS

Enxhia SALA – Vlerësimi dhe përmirësimi i sjelljes së sigurisë së informacionit të përdoruesve të telefonave inteligjentë  

Titulli i Disertacionit: Vlerësimi dhe përmirësimi i sjelljes së sigurisë së informacionit të përdoruesve të telefonave inteligjentë  
  • Autori: Enxhia SALA
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar
  • Fusha e studimit:  Sisteme Informacioni Ekonomi
  • Data e publikimit: 09.03.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Enxhia SALA
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

 

Abstrakti 

Në epokën e transformimit digjital, telefoni inteligjent është bërë një element thelbësor i jetës së përditshme, duke krijuar një ndërveprim të pandërprerë midis individit dhe informacionit. Megjithëse teknologjitë ofrojnë mekanizma të përparuar mbrojtjeje, faktori njerëzor mbetet pika më e brishtë e sigurisë së informacionit. Kjo tezë trajton temën “Vlerësimi dhe përmirësimi i sjelljes së sigurisë së informacionit të përdoruesve të telefonave inteligjentë”, duke synuar të analizojë dhe të shpjegojë mënyrën se si qëndrimet, perceptimet, ndikimet sociale dhe përvojat individuale ndikojnë në sjelljet mbrojtëse digjitale. 

Studimi zhvillohet mbi një qasje sasiore dhe deduktive, duke integruar katër korniza teorike kryesore: Teoria e Zbërthyer e Sjelljes së Planifikuar (Decomposed Theory of Planned Behaviour – DTPB), Modeli i Pranimit të Teknologjisë (Technology Acceptance Model – TAM), Teoria e Motivimit të Mbrojtjes (Protection Motivation Theory – PMT) dhe Ndërveprimi Njeri-Kompjuter (Human-Computer Interaction – HCI). Të dhënat janë mbledhur përmes një pyetësori të strukturuar dhe janë analizuar përmes modelimit të ekuacioneve strukturore (PLS-SEM). Rezultatet empirike zbulojnë marrëdhënie të rëndësishme ndërmjet qëndrimit të sigurisë, ndikimit të njerëzve dhe medias, synimit të sigurisë dhe sjelljeve faktike të sigurisë, duke theksuar rolin ndërmjetësues të synimit të sigurisë dhe ndikimin e eksperiencës informatike dhe përvojave të mëparshme të thyerjeve. 

Ky studim kontribuon në literaturën ndërdisiplinare të sigurisë së informacionit duke ofruar një model të integruar teorik dhe empirik për vlerësimin e sjelljes së përdoruesve të smartfonëve. Gjetjet ofrojnë rekomandime praktike për hartimin e programeve të ndërgjegjësimit dhe edukimit kibernetik, që synojnë zhvillimin e një kulture të qëndrueshme të sigurisë digjitale në nivel individual dhe institucional.  

 

Fusha: “Shkenca Ekonomike” 

(Nënfusha: “Sisteme Informacioni në Ekonomi”) 

 

Fjalët kyçe: 

Siguria e informacionit, Sjellja e përdoruesit, Synimi i sigurisë, Telefoni inteligjent, Ndërgjegjësimi kibernetik 

 

 

Abstract 

In the era of digital transformation, the smartphone has become an essential element of daily life, enabling continuous interaction between individuals and information. Although advanced technological mechanisms for protection exist, the human factor remains the weakest link in information security. This doctoral dissertation, titled “Assessing and improving the information security behavior of smartphone users”, aims to analyze and explain how attitudes, perceptions, social influences, and individual experiences affect users’ protective digital behaviors. 

The study adopts a quantitative and deductive approach, integrating four major theoretical frameworks: the Decomposed Theory of Planned Behaviour (DTPB), the Technology Acceptance Model (TAM), the Protection Motivation Theory (PMT), and Human-Computer Interaction (HCI). Data were collected through a structured questionnaire and analyzed using Partial Least Squares Structural Equation Modeling (PLS-SEM). Empirical findings reveal significant relationships between security attitude, social and media influence, security intention, and actual security behavior, emphasizing the mediating role of security intention and the impact of computing experience and prior security breaches. 

This research contributes to the interdisciplinary field of information security by providing an integrated theoretical and empirical model for assessing the security behavior of smartphone users. The results offer practical recommendations for designing awareness and cybersecurity education programs that promote a sustainable digital security culture at both individual and institutional levels. 

 

Field of study: “Economic Sciences” 

(Subfield: “Information Systems in Economics”) 

 

Keywords: 

Information security, User behavior, Security intention, Smartphone, Cybersecurity awareness 

Uni Education by Shark Themes