Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) - UNIVERSITETI I TIRANËS

Erasmus Charter for Higher Education (ECHE)

Erasmus Charter for Higher Education (ECHE)
 
Universiteti i Tiranës është i pajisur me Charter-in Erasmus për Arsimin e Lartë (ECHE), i cili përfaqëson një kusht thelbësor për të marrë pjesë në programin Erasmus+ të Bashkimit Evropian. Ky dokument konfirmon angazhimin e Universitetit të Tiranës për të ofruar standarde të larta në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, mobilitetit akademik dhe garantimit të cilësisë në procesin e arsimit të lartë.
Specifikisht ky dokument garanton që UT:
  • Respekton parimet e barazisë, transparencës dhe mosdiskriminimit në të gjitha aktivitetet Erasmus+;
  • Siguron cilësi të lartë në mobilitetin e studentëve dhe stafit;
  • Promovon njohjen akademike të plotë të rezultateve të arritura gjatë studimeve jashtë vendit;
Përfitimet për studentët dhe stafin
Me anë të ECHE, studentët dhe personlei i Universitetit të Tiranës kanë mundësi të:
  • Studiojnë ose trajnohen në një nga universitetet partnere në Evropë;
  • Përdorin përvojat ndërkombëtare për të përmirësuar kompetencat akademike dhe profesionale;
  • Ndërtojnë rrjete bashkëpunimi me institucione të tjera të arsimit të lartë në Evropë.
Për tu njohur me Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) të UT-së
 
Informacione të mëtejshme mbi kodet me të cilat identifikohet Universiteti i Tiranës në kuadër të Programit Erasmus +
  • Kodi Erasmus i UT-së: AL TIRANA08

Uni Education by Shark Themes