Etion KAPEDANI - Përmirësimi i Sistemit Elektronik të Prokurimit Publik - UNIVERSITETI I TIRANËS

Etion KAPEDANI – Përmirësimi i Sistemit Elektronik të Prokurimit Publik

Titulli i Disertacionit: Përmirësimi i Sistemit Elektronik të Prokurimit Publik 
  • Autori: Etion KAPEDANI
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar
  • Fusha e studimit:  Sisteme Informacioni Ekonomi
  • Data e publikimit: 13.03.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Etion KAPEDANI
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

Abstrakti

Në periudhën 2009-2023, prokurimi publik shkon nga 7-14% të PBB-së së Shqipërisë dhe nëpërmjet Sistemit Elektronik të Prokurimit janë kontraktuar mbi 10 miliardë Euro. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë ecurinë e konkurrencës gjatë 15 viteve dhe të rekomandojë përmirësime të këtij sistemi elektronik.

Si burim të dhënash janë përdorur Analizat Vjetore të Agjencisë së Prokurimit Publik, si dhe të dhënat e seksionit Open Data në faqen e kësaj agjencie. Këto të dhëna janë anonimizuar, agreguar sipas kategorive, analizuar me programe statistikore, në mënyrë që, nëpërmjet Regresit Linear të kuptohen tendencat kohore të indikatorëve. Gjithashtu, ky studim ka anketuar përdoruesit e këtij sistemi elektronik, firmat private, për të kuptuar nevojat e tyre. Për më tepër, ky studim ka nxjerrë në pah nevojën për strukturim të mëtejshëm të të dhënave.

Ky studim kuantitativ sjell rezultat mikse. Në fillim shihet përmirësim i konkurrencës në Blerjet me Vlera të Vogla dhe në Prokurimin e Drejtpërdrejtë dhe, më pas, fenomeni i tenderëve me 1 ofertë të vetme në pjesën tjetër të prokurimit. Koeficienti i Korrelacionit dhe R-Squared tregojnë për një lidhje të fortë lineare ndërmjet konkurrencës dhe përdorimit të fondeve publike.

Ky studim rekomandon përditësimin e këtij sistemi elektronik duke strukturuar të dhënat dhe duke shtuar modulin e menaxhimit të kontratave, që do të mundësojë ndjekjen dhe gjurmimin e zbatimit të kontratave, si në aspektin kohor po ashtu edhe në atë financiar.

Fusha: Sisteme informacioni në ekonomi

Fjalët kyçe: sistem elektronik, e-Procurement, prokurim publik, konkurrencë.

JEL code: H57, H83, D73, K23, O38

Abstract  

Uni Education by Shark Themes