Forcimi i lidhjeve akademike mes Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Forcimi i lidhjeve akademike mes Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës!

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, mirëpriti në një takim zyrtar znj. Justina Shiroka-Pula, Kryetare e Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK).

ASHAK është institucioni më i lartë i shkencës dhe artit në Kosovë, me seli në Prishtinë, i themeluar me vendim të Kuvendi i Kosovës më 20 dhjetor 1975.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve akademike në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe u theksua roli i rëndësishëm i Universitetit të Tiranës në forcimin e lidhjeve ndëruniversitare. Universiteti i Tiranës ka një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh bilaterale me universitete në Kosovë.

Në fokus të diskutimeve ishin thellimi i bashkëpunimit institucional përmes nënshkrimit të një Marrëveshjeje ose Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe ASHAK, zhvillimi i projekteve të përbashkëta kërkimore, organizimi i aktiviteteve shkencore dhe kulturore, botime të përbashkëta, si dhe përfshirja e akademikëve dhe studiuesve të rinj në leksione të hapura.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit akademik mbarëkombëtar dhe promovimit të shkencës dhe artit në hapësirën shqiptare.

Uni Education by Shark Themes