FTESE PER OFERTE - UNIVERSITETI I TIRANËS

FTESE PER OFERTE

 


FTESË PËR TENDER

Nr.  150/2, Datë 02.12.2022

Për Blerje pajisje laboratorike”                                                           

Projekt “SUSNANO” i financuar në kuadër të Programit të BE “HORIZON 2020”

Ftese per Oferte SUSNANO (Kliko këtu)

Ftese per oferte SUSNANO në format pdf (Kliko këtu)

 

 

DREJTUAR:      TË GJITHË OPERATORËVE EKONOMIK TË INTERESUAR PËR TË MARRË PJESË

Publikuar në website-n e Universitetit të Tiranës

Referimi ynë:  Urdhër blerje nr.150, datë 30.11.2022

Subjekti: Ftesë për ofertë me objektBlerje pajisje laboratorike”

Të nderuar Zonja / Zotërinj,

Rektorati i Universitetit të Tiranës, në zbatim të projektit të financuar në kuadër të Programit të Programit të BE IPA II “HORIZON 2020” Për Kërkim dhe Inovacion, bazuar në në Grant Agreement me REA si Kordinator Lider, në kuadër të projektit “HORIZON-WIDERA-2021-ACCESS-02” “Twinning to boost the scientific and innovation capacity of the Universiteti i Tiranes to develop sustainable nanosensors for water pollution detection” – (SUSNANO) me nr.ref: 101059266, në parashikimet e udhëzuesit sipas versionit të fundit “Guidelines  for the use of the grant”, në vijim të kërkesës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës përcjellë Administratorit nga DKSHPMJ me nr.prot.2400/6, datë 19.10.2022 për blerjen e pajisjeve në kuadër të projektit, si dhe në vijim të Urdhrit të Blerjes nr.150, datë 30.11.2022, Ju fton të paraqisni ofertën tuaj me objekt “Blerje pajisje laboratorike” sipas preventivit të mëposhtëm dhe specifikimeve teknike bashkëlidhur:

 

Nr. Emërtimi i mallit, specifikimet teknike bashkëlidhur / Description, Techinal specifications required attached Njësia Sasia          (shifra) Sasia (shkrim)
A Blerje  pajisje laboratorike për karakterizimin e nanomaterialeve, për të kryer matje elektrokimike si edhe për pregatitjen e elektrodave të printuara:      
1 Spektrometër FTIR-ATR copë 1 një
2 Potenciostat me 8 kanale copë 1 një
3 Aparaturë për pregatitjen e elektrodave të printuara me vëllim pikoliter copë 1 një

 

Buxheti/Budget:

Fondi limit i parashikuar është 80,000.00 (tetëdhjetë mijë) Euro pa tvsh.

Nga kandidatët kërkohet që të bëjnë oferta financiare nën këtë buxhet maksimal.

Vendi dhe data e dorëzimit të ofertës/ Place and date of bid submission:

Aplikimet duhet të dorëzohen ekskluzivisht në autoritetin kontraktor në protokoll, në një zarf të mbyllur të vulosur dhe firmosur, në adresën:

Universiteti i Tiranës

Address: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, Shqipëri

Afati i fundit i dorëzimit të ofertave do të jetë data 15.12.2022, deri në ora 12:00 pm.

 

 

Kriteret e përjashtimit/ Exclusion criteria:

 

Tenderuesit duhet të vërtetojnë se nuk janë në një nga situatat e renditura më poshtë duke plotësuar deklaratën mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme ligjore bashkëlidhur kësaj ftese.

  1. a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”.
  2. b) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv),
  3. c) nuk është dënuar për ndonjë vepër penale,
  4. d) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në lidhje me veprimtarinë profesionale;
  5. e) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.

 

  • Edhe Ofertuesi i huaj duhet të deklarojë se i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarate me shkrim.
  • Në çdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik si më sipër.

Kriteret e përzgjedhjes/Selection criteria:      

Operatorët ekonomik duhet të dorëzojë në një zarf të mbyllur pranë autoritetit kontraktor me protokoll, jo me vonë se data dhe ora e caktuar, plotësimin e dokumentave si më poshtë (dhe sipas shtojcave bashkëlidhur):

  1. Formularin e ofertës ekonomike, sipas shtojcës 1 bashkëlidhur.
  2. Deklaratë mbi konfliktin e interesit, sipas shtojcës 2 bashkëlidhur.
  3. Deklaratë mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme ligjore, sipas shtojcës 3 bashkëlidhur.
  4. Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike dhe realizimin e objektit sipas grafikut të ekzekutimit, sipas shtojcës 4 bashkëlidhur.
  5. Ekstrakti mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, i cili duhet të përfshijë objektin ose ekuivalentin e objektit të prokurimit, lëshuar jo më parë se 3 muaj nga data e zhvillimit të tenderit.
  6. Vërtetim nga Administrata Tatimore për xhiron mesatare vjetore gjatë 3 viteve t? fundit nga data e zhvillimit të tenderit, me vlerë jo më të vogël se fondi limit.
  7. Furnizime të ngjashme gjatë tre viteve të fundit nga data e zhvillimit të tenderit, vërtetuar nëpërmjet Faturave tatimore të shitjes me subjektet private ose vertetime realizim kontratash me subjektet publike, ku totali i tyre të jetë me vlerë jo më të vogël se fondi limit.
  8. Operatori ekonomik duhet të jetë i pajisur me çertifikata cilësie të lëshuara nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit i vendit ku është akredituar ose nga organizma ndërkombëtare akreditues të njohur nga Drejtoria e Përgjithshme e Akredimit në Shqipëri (DPA). Çertifikatat që kërkohen duhet të jenë të vlefshme në kohën e zhvillimit të tenderit dhe të përfshijnë objektin e prokurimit:

–     ISO 9001:2015 (ose ekuivalente), lidhur me Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë.

  1. Operatori ekonomik për realizimin e objektit të kontratës, duhet të disponojë fuqi punëtore prej minimalisht 4 (katër) persona të diplomuar në fushën e Kimisë ose Elektronikës/ Elektrikës/ ose ekuivalente.

            Disponimi i punonjësve do të dëshmohet nëpërmjet paraqitjes së dokumenteve të mëposhtme:

  • Kontratë pune të vlefshme;
  • Diploma të lëshuar nga institucione kombëtare/ndërkombëtare të liçensuara/akredituara nga Republika e Shqipërisë ose ekuivalent. Diploma duhet të jetë e verifikueshme ose paraqiten kontakte të vlefshme në rast nevoje për verifikim.
  • si dhe të figurojë në Listpagesat e subjektit për muajin e fundit.
  1. Operatori ekonomik duhet të paraqesë një vetdeklarim që:
  • Merr përsipër instalimin, konfigurimin, vënien në punë të pajisjeve.
  • Për garancinë e mallrave jo më pak se 1 vit nga momenti i lëvrimit të tyre.

Dokumentat e mësipërme duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre e të përkthyer.  Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.