Hapet thirrja e dytë për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Torinos, Itali, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja e dytë për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026, në Universitetin e Torinos, Itali.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë;
Kohëzgjatja:
- 1 semestër;
Fushat e studimit:
- Gjuhë e huaj;
https://en.unito.it/international-relations/students-mobility
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët + 250 Euro për studentët fewer opportunities, të cilët duhet të përcjellin edhe dokumentacionit shoqërues);
– Kostot e udhëtimit (275 Euro);
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet programi i studimit);
– Listë notash (për stduentët Master dhe PhD duhet përcjellë edhe lista e notave e niveleve të mëparshme të studimit), (në gjuhën shqipe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet programi i studimit);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Torinos, Itali lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Afati për aplikim: 10 Dhjetor 2025, ora 10:00.
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe të skanuara në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!
