Hapet thirrja e dytë për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja e dytë për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja e dytë për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

 

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja e dytë për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

 

http://www.unicam.it/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

–  Master;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– Master (1 semestër);

 

Fushat e studimit:

 

– Shkenca kompjuterike;

 

 

Katalogu i kurseve:

 

http://didattica.cs.unicam.it/doku.php?id=start#corsi_di_laurea 

 

Bursat përfshijnë: 

 

– Kompensimin mujor (850 Euro në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

– Diplomë Bachelor;

– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B2 i gjuhës angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Camerinos lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/Learning-Agreement-outgoing-student-template.docx

 

Afati për aplikim: 20 Dhjetor 2024

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!