Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Saarlandit, Gjermani, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim.
https://www.uni-saarland.de/start.html
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Fushat e shkëmbimit:
Kimi;
Drejtësi;
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin;
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
CV (në gjuhën angleze) + Lista e publikimeve;
Kopje e Pasaportës;
Letër motivimi (në gjuhën angleze);
Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze niveli B2);
Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ dhe
nëse po, ku;
-Plani i mobilitetit për trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx
Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i
propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në
momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 07 Qershor 2022
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-maili iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!