Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA171 në Universitetin Santiago de Compostela në Spanjë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim, në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA171 në Universitetin Santiago de Compostela në Spanjë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim, në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

 

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA171 në Universitetin Santiago de Compostela në Spanjë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim, në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

 

https://www.usc.gal/en

 

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

 

– Shkëmbimin e stafit të Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin:

 

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

 

– Plani i mobilitetit për trajnim;

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx

 

Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 03 Dhjetor 2025.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Uni Education by Shark Themes