Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Kauno Kolegija Higher Education Institution, Lituani, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim, për të marrë pjesë në “Javën Ndërkombëtare” që ky universitet do të organizojë në datat 07-11 Prill 2025, me temë “Building Resilience and Networks for the Digital Future”.
https://www.kaunokolegija.lt/
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Për më shumë informacion:
Fushat e shkëmbimit:
– Administrim biznesi;
– Drejtësi;
– Gjuhë e Huaj;
– Punë sociale;
– Teknologji ushqimore;
– Teknologji informacioni dhe komunikimi;
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin (140 Euro/ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV (në gjuhën angleze) + Lista e publikimeve;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze, niveli B2);
-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ dhe nëse po, ku, duke cituar universitetet dhe peridhat e kryerjes së secilit prej mobiliteteve;
– Plani i mobilitetit për trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/higher-education-mobility-agreement-training-2024.docx
Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.
Afati për aplikim: 21 Nëntor 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!