Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Begamos, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Begamos, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur  thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bergamos, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024.

https://en.unibg.it/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e shkëmbimit:

– Bachelor;                                                                          

– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër;                                                                          

Fushat e studimit:

 

  • Ekonomiks;

 

 

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit referohuni:

https://didattica-rubrica.unibg.it/elenco-insegnamenti

https://en.unibg.it/study/attendance/courses-list

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor: 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

– Letër motivimi (gjuhën angleze / italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj (gjuhë angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Application form, sipas linkut:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Application-form_students-1.doc

– Dokumenti Learning Agreement*

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Learning-Agreement.doc

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master: 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

– Diplomë Bachelor;

– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj (gjuhë angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Application form, sipas linkut:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Application-form_students-1.doc

 

– Dokumenti Learning Agreement*

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Learning-Agreement.doc

Afati për aplikim: 09 Nëntor 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!