Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Luksemburgut, në Luksemburg, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Luksemburgut, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e shkëmbimit:
- Bachelor;
- Master
Kohëzgjatja e bursave:
- 1 semestër;
Fushat e studimit:
Bachelor:
Bachelor in European Cultures – English Studies
Bachelor in applied information technology
Bachelor in Computer Science
Bachelor in Physics
Bachelor in Mathematics
Bachelor in Psychology
Master:
Master’s in European governance
International Master of Science in Biomedecine
Master in Information and Computer Sciences
Master in Data Science
Master in Sustainable Product Creation
Master in Accounting and Audit
Master in Entrepreneurship and Innovation
Master in Finance and Economics
Për më shumë informacion klikoni në adresën:
https://www.uni.lu/en/education/study-programme-overview/
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (900 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (275 EUR);
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën EN/FR/DE/LU);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën EN/FR/DE/LU, në varësi të programit të studimit);
– Diplomë e nivelit Bachelor (për studentët master);
– Listë notash e nivelit bachelor + të nivelit master (për studentët master), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën EN/FR/DE/LU, në varësi të programit të studimit);
– Letër Motivimi në gjuhën EN/FR/DE/LU, në varësi të programit të studimit;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (EN/FR/DE/LU, niveli B2 në varësi të programit të studimit);
-*Learning Agreement (minimumi 25 ECTS);
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Luksemburgut lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Nëse studenti kryen ndryshime “During mobility”, kjo pjesë e dokumentit duhet firmosur nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Afati për aplikim: 30 Shtator 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!