https://www.universiteitleiden.nl/en
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (5 muaj) – mund të aplikojnë vetëm studentët e vitit të dytë;
– Master (5 muaj)- mund të aplikojnë vetëm studentët e vitit të parë, të cilët edhe studimet Bachelor i kanë kryer në UT;
Fushat e studimit:
-Drejtësi;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit ju lutem referohuni linkut:
https://www.universiteitleiden.nl/en/education
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Universiteti pritës, bazuar marrëveshjes së nënshkruar, kërkon që aplikantët të kenë:
a GPA of 3.2 out of 4
Dokumentet e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër motivimi (në gjuhën Angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
*Niveli i kerkuar i gjuhes angleze: ne marreveshje eshte cilesuar “IELTS Academic test at least 6.5/ TOEFL test: 90 (internet-based test) or 575 (paper-based test). Tests have to be recent: not older than two years. We do not accept institutional TOEFL tests. A few individual courses may require a higher test score.”
– Dokumenti Learning Agreement*
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx
Dokumentet e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Diplomë Bachelor;
– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
*Niveli i kerkuar i gjuhes angleze: ne marreveshje eshte cilesuar “IELTS Academic test at least 6.5/ TOEFL test: 90 (internet-based test) or 575 (paper-based test). Tests have to be recent: not older than two years. We do not accept institutional TOEFL tests. A few individual courses may require a higher test score.”
– Dokumenti Learning Agreement*
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx
Afati për aplikim: 03 Shkurt 2020
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!