Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Comenius në Bratisllavë për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (4 muaj);
– Master (4 muaj);
Fushat e studimit:
–Histori dhe Arkeologji;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Comenius, në gjuhën angleze, klikoni në adresën:
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (700 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Comenius lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Diplomë e nivelit Bachelor;
-Listë notash e nivelit Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Listë notash e nivelit Master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Comenius lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx
Për të shkarkuar thirrjen në format PDF klikoni në adresën:
Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Comenius në Bratisllavë
Afati për aplikim: 21 Tetor 2019
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!