Hapet thirrja për aplikime për bursa për trajnim në Universitetin Usak, Turqi, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus, për përiudhën 06 -12 Maj 2025.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për trajnim në Universitetin Usak në Turqi, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për pjesëmarrje në aktivitetin “Staff Week”, që organizohet në datat 06 -12 Maj 2025. (PProject Proposal Submission UT)
https://www.usak.edu.tr/Home/Index/Ingilizce
Llojet e mobilitetit:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;
Fushat e shkëmbimit:
- Gjuhët e Huaja;
- Literaturë dhe Linguistikë;
- Shkenca Sociale;
- Administrim Biznesi.
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin për stafin (140 EUR në ditë për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet dhe periudhat për secilin mobilitet të kryer);
– Application form:
4-Staff Mobility Application Form (1).docx
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/ëp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 15 Prill 2025.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!