Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për vitin akademik 2025-2026. (Kliko këtu për formatin pdf)
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Eberswalde, Gjermani, për vitin akademik 2025-2026. https://hit.hnee.de/en/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;
Stafi akademik që aplikon për mësimdhënie duhet të ketë kontakt paraprak me universitetin pritës për të dakordësuar mobilitetin.
Fushat:
– Bazuar moduleve:
Për më shumë informacion:
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor;
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.html
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve, në gjuhën angleze / gjermane;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / gjermane);
– Vërtetim punësimi;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar universitetet dhe periudhën për secilin mobilitet);
– Registration form: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/Registration-Form_STTA_ENG-1.pdf
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/eb.pdf
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën: https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EYRr6AvCh9FAsdmPhfC0E58Bc7CEJ4jHVXCEkDX9HBdLFQ?e=b7epc1
Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas në Rektorat.
Afati për aplikim: 03 Shtator 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!