Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Presov, në Sllovaki, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Presov, në Sllovaki, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Presov, në Sllovaki, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

https://www.unipo.sk/en/faculty-of-humanities-and-natural-sciences/about-faculty/ 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për  trajnim;

 

Fusha e shkëmbimit:

– Biologji;

https://www.unipo.sk/en/faculty-of-humanities-and-natural-sciences/departments/department-of-biology/ 

Kohëzgjatja:

– 5 + 2 ditë;

 

Bursat përfshijnë: 

 

– Kompensim ditor (140 Euro/dita);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni: 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze); 

– Kopje e Pasaportës; 

– Letër motivimi (në gjuhën angleze); 

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe); 

– Vëtëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);

– Plani i mobilitetit për trajnim; 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën: 

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx 

 

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 09 Janar 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!