Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

 

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

 

https://www.hs-koblenz.de/rac/index

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Fushat:

 

Thirrje e hapur për mobilitet afatgjatë për personelin akademik (Fakulteti i Ekonomisë):

 

Kurset:

 

Periudha: 30 March 2026 – 28 May 2026

 

Fushat:

  • Game Theory using Case Studies, M.A. course –  Department of Economics and Social Sciences and  Mathematics, Informatics and Technology;
  • Analysis IV (Ordinary differential equations and complex analysis) B.A. course –  Department of Mathematics, Informatics and Technology;

Përveç mësimdhënies, stafi i ftuar do të jetë përgjegjës edhe për:

  • Pjesëmarrjen si ligjërues i ftuar, pa kompensim shtesë, në kurse ose evente të tjera në të cilat ekspertiza ndërkombëtare e personelit mund të ndahet me fakultetin, stafin, studentët dhe/ose komunitetin;

 

  • Mbajtjen e një seminari informues për universitetin e origjinës në koordinim me Gjuhët / Çështjet Ndërkombëtare.

 

Të gjitha kurset duhet të mbahen në anglisht (niveli B2-C1).

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor 160 euro (pas ditës se 14 granti shkon në 70% të shumës);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

 

  • CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe / angleze);
  • Plan propozimi i mësimdhënies për lëndët e listuara më sipër.

 

Afati për aplikim: 09 Janar 2026, ora 12:00 (German time).

 

Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në e-mailin: International@rheinahrcampus.de dhe në cc të emailit adresa: iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes